1984/Kloni në kufi, gardhi i fundit i regjimit diktatorial

E mërkurë, 20 June 2018 18:29
Kloni dhe i pandehuri Kloni dhe i pandehuri

Nga Kastriot Dervishi

Kloni ishte një pengesë elektrosinjaluese, e cila vendosej në pjesë të caktuara qindra metra larg kufirit shtetëror, në mënyrë që të jepte shenja apo kufizonte sa më shumë orvatjet për arratisje, në rastet kur nuk vareshin nga ushtarët e kufirit. Kloni ishte i ndërtuar me disa shtylla e tela me gjemba. Për çdo prekje të tyre jepej sinjal në postën kufitare përkatëse.

Gjithë zona e kufirit ishte e ndaluar për t’u shkelur. Nuk mund të vije nga një rreth tjetër e t’i afroheshe kufirit pa pasur arsye e pa pasur një leje që lëshonte dega e punëve të brendshme e rrethit ku banoje. Në ditën tona kanë mbërritur fare pak fotografi nga klonet e komunizmit. Kryesisht ato gjenden në ndonjë proces ndaj ndonjë të dënuari, përgjithësisht në rastet kur bëhej eksperimenti hetimor. Një rast i tillë është ky që po tregojmë.

44 vjeçari Nihat nga Babani i Devollit, u orvat të arratisej më 2.3.1984 në zonën e Kapshticës, por nuk mundi të kalojë pengesën e klonit, e cila dha sinjal.  Nisur nga fakti se kishte një vëlla të arratisur në vitin 1962, nga jeta e keqe, etiketime si “familje e prekur” që “nuk mbante qëndrim të mirë politik”, u përpoq të arratisej. E ndaloi kloni. Në përfundim të hetimeve, u dërgua në gjykatë për dënim. Prokurori kërkoi dënimin me 12 vjet burgim, por gjykata e pangopur për dënimin e “armikut të klasës” e dënoi me 15 vjet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...