1948/"Sulo Gradeci është me kapacitet të ulët, i pashkollë, nuk zë libër me dorë"

E mërkurë, 27 June 2018 12:56

Nga Kastriot Dervishi

Sulo Gradeci për 19 vjet (1966-1985) ishte komandant i grupit për sigurimin e Enver Hoxhës. I lindur në vitin 1922 në Skrapar, ai nuk kishte mundur të kryente më shumë se 2 klasë fillore. Në vitet 1939-1940 punoi shërbëtor në Berat dhe në vitet 1940-1942 punëtor krahu në Durrës e Tiranë. Dëgjon për komunizmin për herë të parë nga Mane Nishova e Gjin Marku. Nga maji 1942 del vullnetar në çetën e Skraparit ndërsa bëhet komunist më 20.8.1943. Në vitet 1945-1947 është me forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit në Elbasan e Berat. Në mars-shtator 1947 është me detyrë në Rumani për llogari të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. Në vitet 1947-1949 është me funksione deri kryetar në DPB Berat. Më 1949-1950 zëvendëskryetar i Degës së 8-të në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit. Më 1950-1953 kryetar i DPB Përmet. Në vitet 1953-1966 kryen detyra të ndryshme në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit. Në një letër drejtuar Drejtorisë së Kuadrit të KQ të Partisë së Punës së Shqipërisë, Komiteti i PPSH-së së qytetit të Beratit, ankohej për emërimin e shokut Sulo Gradeci, për të cilin kishte një varg pakënaqësish që buronin nga formimi, mungesa e shkollimit, si dhe fakti se ai dhe libri nuk ishin takuar ndonjëherë me njëri-tjetrin. Çështja i kaloi për shqyrtim drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, BeqirNdou, por në vend që të ulej, Gradeci ngjiti shkallë në karrierë. I pëlqente partisë ky formim. I promovonte e i ngjiste sipër kuadro të tillë.

Partia e Punës e Shqipërisë

Komiteti i Partisë i Qytetit

Berat, 13.12.1948

Para një jave nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme u emërua si kryetar i Degës së Brendshme të Beratit, shoku Sulo Gradeci, i cili më parë ishte shefi i Rrethit të Beratit. Ngritjen e këtij shoku nuk e kanë pritur mirë shokët e Sigurimit, janë të pakënaqur dhe thonë se puna nuk ka për të shkuar mirë se është Suloja përgjegjës që këta nuk kanë aspak simpati për të. Nga ana tjetër ka shokë që kërkojnë të largohen nga Sigurimi dhe nga Berati për të mos punuar me Sulon. Opinioni jonë është se Suloja ka këto të meta: Kapaciteti i tij në lidhje me punën është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike dhe shumë i ulët teorikisht mbasi nuk ka zënë libër me dorë. Është i rrëmbyer në punë. Nuk gëzon simpatinë e inferiorëve të tij mbasi nuk u imponohet dot, por kërkon që me anën e autoritetit si përgjegjës t’i imponojë shokët. Ky shok ka bërë pjesë në organizatën e partisë së Rrethit të Beratit dhe nuk di konkretisht se çfarë gjërash të brendshme mund të ketë, por këto ne i ne i kemi në bazë të konstatimeve tona e thënieve të shokëve.

Lutemi të merret në shqyrtim.

Për Komitetin e Partisë

Gaqo Ligori

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 13:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...