Fundi i Perandorisë: Foto nga ditët e fundit të familjes Romanov

E Enjte, 28 June 2018 09:23

Lufta dhe pabarazia solli një fund të dhunshëm për dinastinë e Romanovëve të Rusisë, duke i bërë këto imazhe të viteve të fundit të familjes Romanov, edhe më të frikshme.

Më 15 mars të 1917-s, Car Nikolla II nuk e përballoi dot më  kaosin që kishtë mbërthyer Rusinë dhe abdikoi fronin mbretëror. Kjo sinjalizoi  fundin e sundimit shekullor të familjes Romanov, por gjithashtu shënoi fillimin e asaj që Edmund Walsh më vonë do ta përshkruante si “thurja e rrjetës së komplikuar të vdekjes”.
Pas braktisjes së fronit, familja Romanov, u dëbua dhe u vendos afër rezidencave ruse, deri në ekzekutimin e tyre të dhunshëm, në korrik të  1918-s, në Ekaterinburg.
Çrregullimi i familjes Romanov: mungesa e “paqes, bukës dhe tokës”
Dinastia 300-vjeçare Romanov, erdhi në një pikë të rëndë në vitin 1917. Shumë  shpejt, dy revolucionet e njëpasnjëshme rrëzuan Shtëpinë e Romanovëve dhe e vendosën Qeverinë e Përkohshme duke marrë vendin e Romanovëve, të cilën e zëvendësuan  më vonë me një qeveri komuniste, në fund të po atij viti.
Kjo kthesë e habitshme e ngjarjeve nuk ishte tërësisht e paparashikueshme. Carin Nikolla II, shumë e konsideronin njeri besnik, por një udhëheqës të dobët politik.
Deri në fillim të shekullit të 20-të, Rusia kishte hyrë në një periudhë industrializimi të shpejtë, që tërhiqte kryesisht investitorët e huaj dhe pronarët e tokave, dhe njerëzit filluan të derdhen në qytete dhe fabrika me ritme tepër të larta, të papërballueshme.
Rusia nuk ishte përgatitur për ndyshime të tilla drastike. Miliona punëtorë industrialë tani jetonin brenda Rusisë dhe filluan të formojnë një klasë të re shoqërore, proletariati industrial, i cili kërkoi paga dhe kushte më të mira se sa fshatarët.
Nga 1914 – shtatë muaj para  se të shpërthente Lufta e Parë Botërore – u zhvilluan mbi 4,000 sulme punëtore, kryesisht për të protestuar ndaj pabarazisë ekstreme ekonomike dhe kundër një regjimi autokratik./Bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...