Radhët e vajgurit dhe gatimi në wc në komunizëm

Hënë, 24 September 2018 18:44

Nga Kastriot Dervishi

Në këto foto shihen radhët e vajgurit gjatë periudhës së komunizmit. Nuk dihen cilët janë fotografët apo operatorët e këtyre fotove që tregojnë Shqipërinë e vërtetë, jo atë të propagandës e paradave boshe, por pamjet që ata na kanë sjellë, kanë mundur të mos harrohen radhat e gjata të komunizmit. Vajguri nëpërmjet furnelës që shihet në foto ishte lënda e thuajse e vetme që përdorej për gatim, larje rrobash dhe të trupit. Vajguri shitej në bazë të triskave që ndanin këshillat e lagjeve në bazë të frymëve të familjeve. Me gjithë triskëtimin, furnizimi i familjeve me vajgur nuk bëhej i rregullt. Si edhe çdo artikull tjetër që shitej, edhe shitja e vajgurit shoqërohej me radha të gjata. Ndërsa në raste të ngjashme duhej vendosur si shenjë ndonjë shishe apo trastë, në rastin e vajgurit, pamja ishte mbresëlënëse sepse këtë funksion e kryenin bidonët, të cilët të bërë nga duart të ndryshme e nga llamarinistë po kaq të pangjashëm, ishin të formave e llojeve të larmishme. Bidoni "luksoz" ishte ai që kishte një hinkë interesante. Familjet që kishin pensionistë, ishin disi të privilegjuara e të sigurta se vajgur do të mund të merrnin pas disa orësh mundim pritës, apo pas disa ditësh pas një heroizmi të vërtetë shekullor. Mungesa e vajgurit në shtëpi bënte që veza e mundshme apo speci i përhershëm të mos skuqeshin për përfaqësuesit e klasës punëtore, që e shtuna komuniste e larjes së trupit të mund të dështonte (e duhej pritur deri të shtunën vijuese), etj. Në apartamentet e vogla e jashtë standardit, furnela vendosej në hale (përndryshe wc). Në të njëjtin mjedis të ngushtë, ku kryheshin nevojat personale, zihej grosha, skuqej sardelja, etj. Në asnjë regjim tjetër veç atij komunist, asnjë pushtues, nuk e ka detyruar shqiptarin të gatuajë në hale. Prandaj shihini mirë këto foto dhe kujtoni se kolerën komuniste e keni pasur vetëm pak vite larg.

Modifikuar më Hënë, 24 September 2018 18:47

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rrezikojnë falimentimin!Rita Ora dhe Dua Lipa kërkojnë ndihmë

Lifestyle

Rrezikojnë falimentimin!Rita Ora dhe Dua Lipa kërkojnë ndihmë

Dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, u janë bashkuar kolegëve Ed Sheeran, The Rolling Stones, Sir Paul McCartney dhe 1.500 këngëtarëve të tjerë, për të nënshkruar...

Aksident në rrugën e Zall Bastarit në Tiranë, mjeti del nga rruga, ndërron jetë pasagjeri 24- vjeçar

Kronikë

Aksident në rrugën e Zall Bastarit në Tiranë, mjeti del nga rruga, ndërron jetë pasagjeri 24- vjeçar

  TIRANANjë aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën e Zallbastarit në Tiranë teksa ka ndërruar jetë një pasagjer 24- vjeçar. Saktësisht, një mjet ka dalë nga rruga tek vendi I quajtur...

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

Aktualitet

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

  Aktori i mirënjohur Zef Deda ka folur hapur për mënyrën e aktrimit të artistëve të rinj sot. Ai është shprehur se sot aktorët nuk bëjnë për të qeshur pasi libretisti që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!