BIBLIOTEKA E LAHUTËS

Hënë, 10 December 2018 19:14
BIBLIOTEKA E FRANÇESKANVE NË SHKODËR BIBLIOTEKA E FRANÇESKANVE NË SHKODËR

Nga Fritz RADOVANI

 “Lahuta mbet varë n’ tra,

Mixha kalbët n’ dhé,
 E, nipat s’ dinë me i ra!”   Një Poet’ i Dardanisë.

Kur lexova disa thanje të ditve të fundit per “Lahuten e Maleve tona”, mu kujtue i madhi Prof Zef Mirdita, që shkruente në librin e vet “Krishtenizmi ndër Shqiptarë” fq. 46:

Një porosi e Papës Leoni XIII, dhanë me 18 Korrik 1882: “Ligji i Parë i historisë është, që mos të guxohet të thuhet diçka e rrejshme, pastaj mos të guxohet të heshtet e vërteta”

E Ky ligj per të ndjerin Prof. Zef MIRDITA, ishte çdo shkronjë e vume me kujdesin dhe dashuninë e pakrahasueshme nder veprat Tija Atdhetare. Thanjet e Tij asht mirë të lexohen dhe të mbahen mend nga shumë “prof.dr. e akademikë” që sot, nuk e kanë as guximin, as burrninë dhe as, kulturen e Tij per me thanë këte që asht e shkrueme në rreshtat e fundit të librit, pavarsisht nga “shkaqet” dhe rrethanat:

“Në rast se ekziston sot një territor i pavarur, i njohur nga Bota me emrin Shqipëri, një meritë e madhe për këte i takon Kishës Katolike në Shqipni dhe Klerit të Saj.”

“Shqiptarët me Skenderbeun në krye, luftuan kunder pushtuesëve osmanë. Kjo luftë kishte karakter mbrojtës, çlirimtar dhe asnjëherë fetar, siç duan t’a interpretojnë disa. Kjo luftë padyshim ka qenë dhe mbetet thelbi i nacionalizmit Shqiptar...”

Dikund tjeter del qellimi i Lahutës: “... Kallxon nji zojë që, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..Po, po!...- vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 - 1990” fq. 36, 1993.

  • ●Kaluen 100 vjetë që sllavët ua kanë ngulë sytë e zgurdulluem“Lahutës” dhe Malsisë saj, me mujtë me i “shkombtarizue”, me ndihmen e antiveriorëve “vëllezër të gjakut tyre”.
  • ●Urrejtja kjo brengë djallzore e trashigueme...tash sa shekuj, vazhdon me vra Shqiptarët!
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...