1990/“Letrari” i Lidhjes së Shkrimtarëve në spiunim të dyfishtë në qytetin “Studenti”

E mërkurë, 12 December 2018 18:37

Nga Kastriot Dervishi

I shërbente me përkushtim armës së heronjve të heshtur. Edhe në ditët kur po ndodhte ndryshimi vijonte të kthente në raportime ato që i thoshte i biri student. Kështu, gjatë ditëve të protestës në qytetin Studenti (8-12 dhjetor 1990) bashkëpunëtori “Letrari” kish gjetur një mënyrë interesante për të raportuar përpara shefave të tij. Ai porosiste djalin dhe nëpërmjet tij hartonte raportet se çfarë ndodhte atje. Teknikë interesante. Sigurisht, në ngjarjet e asaj kohe, shërbimi sekret i kohës ishte jashtë çdo loje dhe as kuptonte fare se ç’po ndodhte.

***

Ekstrakt nga raporti

Burimi, mbështetur në të dhëna nga persona shumë të afërt dhe tepër të besuar prej tij, raporton se sipas bisedave që bëhen vesh më vesh në rrethe studentore, turbullimet e shkaktuara ditët e fundit në universitetin e Tiranës nga studentë, nuk janë aspak për të meta e mangësi në konvikte. Këto kanë shërbyer vetëm si sebe (bile ka pasur raste që janë prishur me qëllim dritat, duke vendosur rezistenca me tel sa një gozhdë karpentieri), por janë të karakterit politik e në radhë të parë për shkëndijë të vendosjes së pluralizmit në numër partish. Pëshpërtitet se është në formim ose formuar një organizatë e studentëve, së bashku me intelektualë me peshë, ndër të cilët përmenden (6 persona shumë të njohur). Qëllimi i kësaj organizate është të afirmojë vetveten, për të dalë më pas si e para parti pluraliste e studentëve dhe intelektualëve. Fillimisht synohet të organizohet mirë në Tiranë, duke përfshirë edhe rininë shkollore ushtarake (madje thuhet që qysh kësaj here nxënësit e shkollës “Skënderbej” vetëm se kishin uniforma s’u bashkuan dot me studentët, duke përfshirë edhe oficerë të rinj si dhe mësues e nxënës të shkollave të mesme. Kjo organizatë, në shkallë të dytë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, synon të shtrihet në qytetet kryesore, sidomos në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Korçë. Objektivi i parë konkret i organizatës do të jetë zgjedhjet në dy drejtime kryesore:

1-Të fitojnë sa më shumë elementë të prirë në reforma...

2-Të bojkotohen sa më shumë elementët “konservatorë” e “burokratë” të cilët “pengojnë e ngadalësojnë ritmin e reformave”.

Organizimi i komiteteve të rinisë në fakultete ka për qëllim të bëjë de fakto këtë organizatë të pavarur nga BRPSH. Kërkesa për një takim të presidentit me masën e gjerë të tyre kishte synim që nëse ai (presidenti) nuk do pranonte kërkesat e tyre, ta fishkëllenin e ta demaskonin kështu para popullit si konservator të maskuar...

Nën raportin e tij, punëtori operativ (i cili ka vdekur para 4 vjetëve), lë këtë vijësjelljeje dhe masë operative:

Vlerësim: E dhëna ka interes për faktin se bën fjalë për organizimin e studentëve dhe për nxitësit e inspiruesit e tyre.

Detyrë: B.p. Ju dha detyrë që nëpërmjet djalit të tij i cili është futur në mes të demonstruesve të mësojë çthuhet e s’çthuhet dhe të na informojë menjëherë.

Masa operative: E dhëna të shtypet dhe të vihet në buletin. Me të të njihen drejtuesit e Ministrisë dhe Komitetit të Partisë së Rrethit.

Modifikuar më E mërkurë, 12 December 2018 18:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...