Korçari që u dënua për Partinë Popullore dhe vuajti 29 vjet e 6 muaj burgim

Diel, 20 Janar 2019 17:34
Faksimile nga dënimi i dytë Faksimile nga dënimi i dytë

Nga Kastriot Dervishi

Hyri në burg në moshë fare të re. Mundi të jetë i lirë vetëm disa muaj. Kreu një burgim të gjatë nga viti 1950 e deri në vitin 1980. Gaqo Kaskaviqi, lindur në Korçë në vitin 1927 u dënua dy herë, duke regjistruar një kohë rekord burgimi.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1950-1961: 10 vjet, 9 muaj, 3 ditë

1961-1980: 18 vjet, 8 muaj, 26 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 23 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 53 vjeç

 

Dënimi i parë

U arrestua më 22.4.1950 me 10 shtetas të tjerë: Andrea Diamanti, Jorgjia Burgaleci, Filloreta Karanxha, Thomaidha Shelke, Raqi Kotnika, Mehdi Agolli, Pandi Irakli, Ilo Bicolli, Vangjel Marko, Vasil Ciko. Të gjithë akuzonin se bënin pjesë në partinë popullore antikomuniste, të krijuar nga A.Diamanti, e cila synonte të rrëzonte me dhunë pushtetin. Veprimtaria sipas akuzës niste nga viti 1949. Akuzohej edhe për tentativa arratisjeje. U gjykua nga Gjykata Ushtarake e Korçës, e cila me vendimin nr.120, datë 8.9.1950 i deklaroi fajtorë dhe i dënoi deri në 20 vjet burgim. Kaskaviqi u dënua me 5 vjet burgim e punë të detyruar, por dënimi ishte më i gjatë sepse vuante edhe një dënim tjetër nga Gjykata Popullore e Beratit (vendimi nr.451, datë 22.11.1950) për mosdenocim krimi. U la në fuqi me vendimin nr.39, datë 15.2.1951 të Gjykatës së Lartë Ushtarake . U lirua nga burgu më 25.1.1961 kur po kryente dënimin në repartin nr.303 Tiranë.

Dënimi i dytë

Brenda të njëjtit vit kur u lirua, u arrestua sërish më 15.8.1961 teksa u orvat të arratisej. Për 5 ditë, më 10-15 gusht, iu afrua deri në 100 metra vijës kufitare në afërsi të Dardhës, por duke mos ditur drejtimin nuk mundi të kalojë dot dhe u kap nga forcat e kufirit. Me vendimin nr.207, datë 13.12.1961 të Gjykatës Ushtarake Tiranë me veprim në Korçë, në bazë të nenit 64/10 të Kodit Penal, u deklarua fajtor dhe dënua me 25 vjet burgim. U la në fuqi me vendimin nr.2, datë 12.1.1962 të Gjykatës së Lartë . U lirua nga burgu më 11.5.1980.

Modifikuar më Diel, 20 Janar 2019 17:45

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

220 të sëmurë aktivë, ja si është gjendja e pacientëve në spital

Aktualitet

220 të sëmurë aktivë, ja si është gjendja e pacientëve në spital

Prej dy ditësh numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është rritur. Deri më tani numri i personave aktivë me koronavirus në vendin tonë është 220 raste, kryesisht...

Tragjike në Mamurras, gruaja e ish-boksierit gjendet e djegur në banesë (VIDEO)

Aktualitet

Tragjike në Mamurras, gruaja e ish-boksierit gjendet e djegur në banesë (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Mamurras, ku një 69-vjeçare është gjetur e djegur në banesën e saj, ku jetonte e vetme. Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima, Gjelina Hoti...

Dërguan afër 4 ton drogë nga Shqipëria në Itali, në pranga shqiptarë e italianë

Kronikë

Dërguan afër 4 ton drogë nga Shqipëria në Itali, në pranga shqiptarë e italianë

BRINDIZI / LECEGuardia Di Finanza e Brindizit në bashkëpunim me Antimafian Italiane të Leces kanë përfunduar me sukses sot në mëngjes operacionin e quajtur “San Silvestro 2018”, që ka cuar...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!