1953/Vranë bashkëpunëtorin e Sigurimit, u dënuan me vdekje dhe me burgim

E mërkurë, 30 Janar 2019 17:56

Nga Kastriot Dervishi

Më 3 tetor 1949 desantuan në zonën e Vlorës dy grupe, i pari në Tragjas dhe i dyti në Kurvelesh. Ishin stërvitur në Maltë. Grupi i parë përbëhej nga: Sami Ngucaj (Lepenica), Hysen Sinani (Lepenica), Zagoll Shenaj dhe Safet Abazi. Tre të parët u vranë tradhtisht në kohë të ndryshme, ndërsa i fundit mundi të arratisej dhe ta tregonte atë që ndodhi. Kjo ngjarje e hidhur që veç të tjerash cenoi një ndër tiparet e hershme të shqiptarit, besnikërinë, nuk u prit mirë nga vëllai dhe motra e Hysen Sinanit (Hodoja dhe Sirma), sepse ishin përzier njerëz të afërt të tyre. Familjet shqiptare përjetonin një traumë të vërtetë. Komunizmi u mori nderin dhe u shkatërroi traditat.

Vëlla e motër u gjykuan për vrasje. Hodoja e kishte viktimën burrin e motrën. Ndërsa Sirma e kishte bashkëshort. Vëlla e motër, pra Hasani dhe Sirma vepruan për të marrë hakun e vëllait desant Hysen Sinanit (Lepenica) te Shefqet Sejati.

Sipas vendimit të gjykatës, Sirma nga shtëpia e viktimës (njëkohësisht bashkëshorti i saj) dhe merr një granatë, të cilën ia jep vëllait Hodo Sinani. Më 10.2.1950 ky i fundit ia hedh viktimës Shefqet Sejatit kur ai po shkonte për në Vlorë dhe e vret në vend. Ngjarja ngeli për shumë muaj e pazbardhur, deri sa të dyshuarit u arrestuan më 1.11.1952.

Vëlla e motër u gjykuan për vrasje, në bazë të nenit nr.4, të ligjit nr.372, datë 12.12.1946. Me vendimin nr.242, datë 19.6.1953 Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, la në fuqi vendimin nr.61, datë 20.5.1953 të Gjykatës Ushtarake Durrës.Shkalla e parë i deklaroi fajtorë të dy bashkëshortit dhe i dënoi përkatësisht me vdekje dhe me 15 vjet burgim.

Më 27.6.1953, ministri i Punëve të Brendshme, Mehmet Shehu i kërkonte sekretarit të përgjithshëm të PPSH-së, Enver Hoxha që të lihej në fuqi dënimi me vdekje për Hodo Sinanin, si vrasës së Shefqet Sejatit, i cili së bashku me të birin ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Në kërkesë ai shpjegon arsyet pse duhej bërë kjo. Vendimi u ekzekutua.

Modifikuar më E mërkurë, 30 Janar 2019 18:11

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pas vdekjes së të bijës, Luis Enrique merr vendimin e papritur

Sport

Pas vdekjes së të bijës, Luis Enrique merr vendimin e papritur

Luis Enrique do të rikthehet në krye të kombëtares së Spanjës për Kampionatin Europian, që do të zhvillohet në verën e ardhshme. 5 muaj më parë Enrique dha dorëheqjen nga...

VIDEO/ “Do të të masakrojmë”, serbët kërcënojnë këngëtaren shqiptare

Bota Shqiptare

VIDEO/ “Do të të masakrojmë”, serbët kërcënojnë këngëtaren shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare Albana Azizi, e cila jeton në Zvicër, ka sjellë këngën e saj më të re të titulluar “Sa mirë ta bona”. Mirëpo, duket se pamjet e videoklipit...

Nëse nuk rrini mjaftueshëm në diell, ja si ta merrni vitaminën D

Shëndeti

Nëse nuk rrini mjaftueshëm në diell, ja si ta merrni vitaminën D

Vitamina D është një nga vitaminat e tretshme në yndyra, së bashku me vitaminat A, E dhe K. Kjo vitaminë ka përfitime të ndryshme, të cilat përfshijnë përthithjen e kalciumit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!