27 vjet i burgosur, vrarë në kufi më 16 shkurt 1990

Premte, 15 February 2019 18:11
Skema e vrasjes së Brahim Buzit Skema e vrasjes së Brahim Buzit

Nga Kastriot Dervishi

Brahim Hekuran Buzi nga Kallmi i Fierit, banues në Libofshë, ishte vetëm 23 vjeç kur u arrestua më 8.8.1963. U ndalua në zonën “Gryka e Liqenit” në Pogradec, në orvatje për arratisje. Me vendimin nr.31, datë 25.10.1963, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për tradhti ndaj atdheut dhe e dënoi me 15 vjet burgim dhe konfiskimin e pasurisë. Nuk doli vetëm ky dënim, por gjatë vuajtjes së dënimit, u dënua edhe tre herë: në vitin 1967 kur vuante dënimin në repartin nr.303 Elbasan dhe në vitin 1968, i revoltuar për sjelljeve të komandës dhe keqtrajtimin që i bëhej, si dhe në vitin 1977. Duke vuajtur dënimin u arrestua sërish në Spaç për agjitacion e propagandë. Me vendimin nr.34, datë 23.6.1977, Gjykata e Rrethit Mirditë e dënoi me 12 vjet e 10 muaj burgim. Në tetor 1989 ishte lirua nga burgimi. Me zemër të plasur, duke mos pasur rrugë tjetër, pas 27 vjetësh burgim, u orvat të arratisej sërish nga Pogradeci, aty ku nuk kishte sukses para 27 vjetësh. Zgjodhi 16 shkurtin 1990 për t’u arratisur në territorin që ruante posta kufitare e Gurasit, pjesë e Repartit Ushtarak nr.327 Pogradec. Pasi vjen me trenin e parë nga Fieri, Buzi afrohet në sektorin e Gurasit pa u errur, duke qëndruar në një kodër rreth 200-300 metra larg nga kloni. Në orën 21.30 është afruar te kloni dhe ka prerë me pincë fijet e të pengesës elektrosinjalizuese, por kjo dha menjëherë sinjal në aparaturën e postës. Pasi kaloi pengesën me klonin në rrugën e njësitit rreth 50 m dhe niset në drejtim të kufirit duke lëvizur jo në drejtimin e sektorit ku u dha sinjal por zhvendoset plotësisht në krahun e djathtë dhe në orën 23.15 arrin në vijën e bllokimit në krah të djathtë të pikës kufitare Guras. Këtu has me ushtar Xhemalin, i cili i kërkon të dorëzohet. Pavarësisht se ishte goxha larg kufirit, ushtari e vret me dy breshëri automatiku në kokë. Nga kontrolli personal që iu bë Buzit iu gjetën 525 lekë, letërnjoftimi dhe dy vërtetime të vitit 1989 për muajin nëntor për strehim dhënë nga pushteti. Veprime të shpejta kish bërë edhe posta e kufirit e Tushemishtit.

Për rezultatin e arritur për sa sipër komanda e repartit nr.327, d.m.th. komisari Flamur Gorellari dhe komandanti Agim Sadria propozuan për dekorim e stimuj të tjerë kuadrot e ushtarët e postës kufitare të Gurasit që morën pjesë në vrasje.

Modifikuar më Premte, 15 February 2019 19:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...