1987/“Bëjeni shtatore si të doni, por mos e ngjallni më diktatorin”

Hënë, 18 February 2019 17:51
Faksimile dhe tre shtatoret e diktatorit në Gjirokastër, Korçë dhe Tiranë Faksimile dhe tre shtatoret e diktatorit në Gjirokastër, Korçë dhe Tiranë

Nga Kastriot Dervishi

Diktatori komunist i Shqipërisë vdiq më 11 prill 1985. Në vend më 11 – 18 prill 1985 u shpall zia, e cila u shoqërua gjithandej me përbetime se kurrë nuk do të tradhtohej rruga kriminale e ndjekur nga ai. Në mbledhjen e 13 prillit 1985 të KQ të PPSH-së, ndër të tjera u vendos ngritja e përmendoreve të Enver Hoxhës në Tiranë, Gjirokastër e Korçë, vënien e emrit të tij Universitetit të Tiranës, Portit Detar të Durrësit, Ndërmarrjes Bujqësore të Plasës në Korçë. Organizatës së pionierit iu dha emri “Pionierë të Enverit”. Ndërkohë për të përkujtuar Enver Hoxhën, u mbajt zi në Vietnam dhe Burkina-Fason e Afrikës. Më 3 dhe 5 tetor 1988 u përuruan shtatoret në Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa më 14 tetor 1988 u përurua Muzeu “Enver Hoxha” dhe shtatorja e Tiranës. 

Gjatë kohës që përgatiteshin shtatoret, nëpërmjet popullit fliteshin lloj-lloj bisedash në formën e barsoletave organet e punëve të brendshme, regjistronin atë që flitej në popull. Në zërin “agjitacion e propagandë armiqësore”, sillej edhe ky raport: “Bashkëpunëtori “Luani” në raportin e datës 22.5.1987 raporton se në një bisedë të zhvilluar me punonjësin Xhevahir H..., punonjës në repartin ushtarak 1120 (Uzina Elektronike) lidhur me një skulptore që ka bërë disa buste dhe që për të ka dhënë një program televizori, Xhevahiri i ka thënë: “Do të tregoj një gjë të bukur për bustet. Kur vdiq Enver Hoxha, u vendos që në ngrinin buste për nder të tij. Një bust do të ngrihej në Korçë, një në Vlorë, një në Gjirokastër dhe një në Shkodër. Për këtë skulptorët filluan të merrnin mendimin e njerëzve. Kur pyetën korçaret, ata i thanë se Enverin e duam të duket i pashëm dhe i ri; gjirokastritet e deshën të zgjuar, të fortë, të qeshur; vlonjatet e donin trim dhe të ashpër; kurse kur pyetën shkodranët si e donin, ata u përgjigjën: “Bëjeni si të doni, vetëm të gjallë mos e bëni më...”. (referimi sipas origjinalit të parë. Në dokumente sipas porosive nga lart, emri i Enver Hoxhës i thënë në ligjëratë të drejtë, zëvendësohej kur përmendej nga "persona të padëshiruar" me fjalët "udhëheqësi i partisë" sa ishte gjallë ose "themeluesi i partisë" pas vdekjes).

Modifikuar më Hënë, 18 February 2019 17:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...