1991/Mbledhja themeluese e enveristëve në Berat

Tuesday, 19 February 2019 18:07

Nga Kastriot Dervishi

Aktiviteti i enveristëve në vitin 1991 tregoi qartë se trashëgimia kriminale komuniste nuk do t’i shqitej lehtë Shqipërisë, madje do ishte pengesë serioze që tregonte shtrirjen e të keqes shumë thellë te ky popull që jetonte me të. Indoktrinimi i popullit shqiptar ishte aq i madh saqë në dyshim vihet fakti në e kuptonte apo jo në çfarë derexheje ishte futur vendi.

Teksa më 7-18 shkurt 1991 u kërkua në Tiranë heqja e emrit të Enver Hoxhës nga universiteti dhe u kalua në grevë urie, enveristët u organizuan për t’u përshtatur në kushtet e reja. Si kundërpërgjigje, më 12 shkurt 1991 ata u mblodhën në Berat në një mbledhje në mbrojtje të diktaturës dhe figurës përfaqësuese të saj. Letra e tyre dërguar Ramiz Alisë u bë e njohur vetëm më 19 shkurt 1991. Ajo ishte nënshkruar nga kryetari i Bashkimit të Veprimtarëve “Enver Hoxha”, Hysni Milloshi. Enveristët ishin mbledhur në Berat, në sallën ku ishte mbajtur mbledhja e dytë e Beratit më 23 tetor 1944, prej ku kish dalë “qeveria demokratike” e Enver Hoxhës (në fakt një qeveri kriminale me karakter terrorist kundër popullit shqiptar).

Nga letra bëhej e ditur se 5 mijë “shokë dhe shoqe” nga rrethe të ndryshme të vendit kishin formuar në Berat këtë shoqatën për të cilën thuhej se “mbroheshin idealet e vërteta të demokracisë” dhe “forcimi i stabilitetit në vend”. E quanin veten “veprimtarë të palodhur për idealet e vërteta të demokracisë e të forcimit të stabilitetit të atdheut”. Tezat e enveristëve në këtë deklaratë, kanë qenë në fakt të qarkullueshme edhe gjithë viteve të tranzicionit. Flitet për “28 mijë dëshmorë” që “sollën lirinë”, për “punëtorë heroikë” që ndërtuan uzinat, fabrikat e hidrocentralet, për fajësim të Europës që para 45-vjetëve kishim qenë “2 mijë vjet prapa” (kujtonin se kishim ecur përpara).

“Këta nuk e kuptojnë ose s’duan të kuptojnë se jeta dhe vepra e Enver Hoxhës nuk ndahet në disa parcela sepse lavdinë e kësaj jete dhe vepre kolosale e ka vendosur njëherë e përgjithmonë historia që mban firmën e popullit”-thuhej ndër të tjera në këtë letër. Po ashtu përmendeshin disa emra të luftës apo diktaturës komuniste.

Pas rrëzimit të shtatoreve të Enver Hoxhës, ky grup enveristësh, në bashkëpunim me komitetet e Partisë së Punës në rrethe, organizuan skena sa kriminale aq edhe të turpshme. Me buste të vegjël nga Shkolla e Bashkuar e Ushtrisë dhe rrethet këta zhvilluan tubime në mbrojtje të figurës kriminale të E.Hoxhës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...