20 shkurti 1991, shembja e shtatoreve dhe busteve

E mërkurë, 20 February 2019 10:38
"Enveri" i Korçës. Fotoja e përurimit në vitin 1988 dhe fotoja pas rrëzimit të shtatores. Është zëvendësuar me një bust të bardhë zyrash, i cili ruhet nga një ushtar "Enveri" i Korçës. Fotoja e përurimit në vitin 1988 dhe fotoja pas rrëzimit të shtatores. Është zëvendësuar me një bust të bardhë zyrash, i cili ruhet nga një ushtar

Nga Kastriot Dervishi

Më 20 shkurt 1991 janë rrëzuar shtatoret e Enver Hoxhës në Tiranë e Korçë si dhe bustet e tij në portin Detar të Durrësit dhe kooperativën e bashkuar Maminas. Këtu dy të fundit mbanin emrin e diktatorit. Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare te një pjesë e popullit shqiptar mbetet ndër ngjarjet e mëdha të historisë sonë. Në Tiranë rrëzimi i shtatores në sheshin “Skënderbej” erdhi pas kundërveprimit masiv të popullit të kryeqytetit. Pas tij, u rrëzua shtatorja e Korçës dhe dy buste e tjera. Në Tiranë dhe në Durrës ka pasur procese gjyqësore kundër personave që morën pjesë në këto demonstrata, por çuditërisht gjyqet më të mëdha janë zhvilluar në Korçë, ku u dënuan plot 13 persona. Në vendimet e gjykatës së Korçës, midis të tjerave thuhet për këtë ngjarje:

“...të gjithë personat e dalë nga mbledhja (e PD-së, shënim) u bashkuan me persona të tjerë para sheshit të monumentit të Luftëtarit Kombëtar dhe filluan të bërtisnin lidhur me heqjen e monumentit të Enver Hoxhës. Të gjithë të pranishmit duke pasur ndjenja irritomi kanë bërtitur me fjalët: “do ta heqim apo jo” dhe mandej përgjigjeshin duke thirrur “po, po, po”, ku midis të pranishmëve ka qenë edhe i pandehuri...”.

Nga gjykimi rezultoi se në këtë manifestim janë hedhur parulla që kanë pasur për qëllim të poshtërojnë figurën e Enver Hoxhës dhe të nxisin masën e njerëzve për të kryer akte për rrëzimin e monumentit.  Parulla si ato të thëna “Enver-Hitler”, e “do ta heqim monumentin” dhe përgjigja “po, po, po”, kanë sunduar gjithë masën e njerëzve prej disa mijëra vetë”.

Pas rrëzimit të shtatoreve dhe busteve, një histeri enveriste shpërtheu në vend. Nga e njëjta skutë, ku doli kolera komuniste nisën shfaqjet enveriste, treguesi më i qartë se Shqipëria do ta kishte shumë vjet mbi shpinë këtë mallkim të keq mbi vete.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...