1991/“Të digjemi edhe njëherë për Enverin”

E Enjte, 21 February 2019 18:19

Nga Kastriot Dervishi

Në shtypin vendor të PPSH-së së atyre ditëve të shkurtit, gjendjen informacioni të veprimtarisë së enveristëve në rrethet ku ato gjetën shtrat. Jo rastësisht ishin zonat ku komunistët ndezën luftën civile në vitet 1943-1944. Njëra nga gazetat ku pjesërisht gjendet informacion është edhe “Pararoja” e Komitetit të PPSH-së së Rrethit Gjirokastër. Gazeta e datës 23 shkurt 1991 hapej me fjalët e nënvizuara se komunistët, punonjësit, të rinjtë e të rejat, veteranët e rrethit po e përjetonin keq rrëzimin e shtatores, ishin “ngritur në këmbë”, “për të vënë në vend nderin dhe veprën e pavdekshme të Enverit”. “Me germa pak më të mëdha, gazeta shkruante: Sot është dita të tregohet se kush është patriot, kush e do me zemër Shqipërinë, kujt i dhemb mundi dhe djersa e derdhur, kush e do me të vërtetë demokracinë”. Këta që mbronin rrënimtarin internacionalist proletar më të madh të Shqipërisë, vrasësin e kushedi sa brezave, dëmsjellësin që ia kaloi edhe pushtuesit më të egër, flisnin për “dashuri ndaj atdheut”.  

Gazeta njoftonte se një ditë më parë, në orën 10.00 në sheshin e lagjes “18 shtatori” ishte mbajtur një miting. Kryetari i enveristëve të Gjirokastrës ishte pedagogu Valer Peshkëpia. Pas hedhjes së parullave “Enver Hoxha-Partia e Punës”, “Parti-Enver jemi gati kurdoherë”. Mitingu histerik është mbyllur në Institutin e Lartë Pedagogjik në të cilin u rivendos një bust zyrash në vend të atij të hequr më parë të Enver Hoxhës.

Kulmi arriti në mitingun e 24 shkurtit 1991 me historizma e krahinorizma me karakter tejet përçarës. Kryetari vendor i enveristëve u deklaron të pranishmëve se “Enver Hoxha është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat tona”. Pas tij, Hysni Milloshi është paraqitur si kreu i komisionit nismëtar të bashkimit vullnetar, ndryshe nga më parë.  Fjalimet histerike kanë vazhduar e në fund Hysni Milloshi i ka ftuar të betohen për besnikëri ndaj përfaqësuesit më tipik të krimit të krimit, fukarallëkut e izolimit, Enver Hoxhës. Donin ta digjnin Shqipërinë sërish.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

‘Jam ekstremist islamik’, shqiptari kërcënon policinë por e pëson keq

Aktualitet

‘Jam ekstremist islamik’, shqiptari kërcënon policinë por e pëson keq

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Itali, pasi u përfshi në një aksident rrugor në Verona. Por sikur të mos mjaftonte kjo, 36-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes...

Mbetjet e rrezikshme nga Italia, Gjykata lë në burg pronarin e firmës së grumbullimit, zv. kapitenin e tragetit dhe shoferin e furgonit

Aktualitet

Mbetjet e rrezikshme nga Italia, Gjykata lë në burg pronarin e firmës së grumbullimit, zv. kapitenin e tragetit dhe shoferin e furgonit

Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e arrestit për 6 të arrestuarit gjatë operacionit ku u kapën mbetjet e rrezikshme në Vlorë. Nga 6 të arrestuarit Gjykata ka vendosur arrest me...

Shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Itali, rritet numri i të prekurve

Globi

Shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Itali, rritet numri i të prekurve

Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mediat e shtetit fqinj raportojnë se numri i të vdekurve ka shkuar në gjashtë. Ndërrsa frika nga koronavirusi vazhdon rritet, numri i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!