Hashim Toplica, tetovari që u dënua tre herë dhe vuajti 36 vjet burgim

Tuesday, 16 Prill 2019 18:17
Hashim Toplica në burg Hashim Toplica në burg

Nga Kastriot Dervishi

Ndër historitë e shqiptarëve nga trojet jashtë kufijve që vuajtën burgime të gjata në Shqipërinë internacionaliste proletare të Enver Hoxhës, është edhe ajo e HashimToplicës, lindur në Tetovë në vitin 1914, vdekur në vitin 1996. Jeta e tij ka kaluar midis Shqipërisë dhe Kosovës. Në vitin 1925 vjen në Tiranë ku qëndron në shtëpinë e Osman Tetovës. Me bursë të qeverisë së Mbretit Zog I, në vitet 1930-1938 ndjek gjimnazin e Tiranës. Nga pushtimi fashist i Shqipërisë nuk mori bursë, por u kthye 28.4.1939 në vendlindje. Gjatë kësaj kohe ndjek gjyqin e Qemal Stafës në shkurt 1938 dhe merr pjesë në demonstrata e datës 6.4.1939 kundër Italisë fashiste. Bënte pjesë edhe në organizatën “Besa” të Kosovës me qenë në Tiranë. Më 1939-1940 ndjek Institutin e Lartë Filozofik në Zagreb. Më 1941-1942 mësues në gjimnazin e Tetovës. Burgoset 3 muaj nga fashistët pasi mori pjesë në demonstratën e bukës në Elbasan ku ishte gjendur atë ditë. Në vitin 1942 bëhet anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare e në shtator të atij viti i Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Më 1942-1944 partizan në brigadën e 4-t të shqiptarëve të Maqedonisë. Vijon punën si mësues në vitet 1945-1948 në Tetovë. Në nëntor 1948 mban qëndrimin pro Byrosë Informative kundër Titos dhe vjen në Shqipëri .

-Periudha e vuajtjes së burgimit, sipas viteve:

1950-1966: 16 vjet, 6 muaj, 9 ditë

1968-1988: 20 vjet

-Mosha në fillim të dënimit: 36 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 74 vjeç

Dënimi i parë

U arrestua më 3.3.1950. Çështja u trajtua nga Gjykata Speciale e Sigurimit në MPB. Akuzohej se “nën maskën e emigracionit politik, duke qenë agjent i UDB-së ka ushtruar aktivitet kundërshtar në dëm të Republikës Popullore të Shqipërisë”. Në fletën e vetme të gjykimit, pranohej se i pandehuri kishte qenë i pakënaqur e trajtuar keq, por kurrkund nuk del ndonjë veprimtari agjenturore. Me vendimin nr.58, datë 1.10.1950, gjykata e deklaroi fajtor në bazë të ligjit nr.372, datë 12.12.1946 (në origjinal shkruhet gabim si nr.371) dënoi me 20 vjet burgim. U lirua më 12.9.1966.

Dënimi i dytë dhe ridënimi në burg

Toplica banonte në Çermë të Lushnjës, i diskriminuar teksa arrestohet sërish më 25.2.1968 i akuzuar për agjitacion e propagandë në bazë të nenit 73 të Kodit Penal.

Më 25.2.1968 i deklaron hetuesit: “Akuzë nuk e pranoj kategorisht. E hedh poshtë si shpifje e drejtuar kundra meje nga emigrantët, për arsyen se janë të poshtë dhe duan të përfitojnë nga një kockë nga pushteti në kurrizin tim”. Në aktakuzën e hetuesisë së DPB-së Lushnjë cilësohet “armik i pushtetit popullor”, por sqarohej se nuk kish pranuar asnjë akuzë. Në gjyq i nxjerrin 8 dëshmitarë. Nga vendimi i gjykatës dilte se nuk kishte pranuar akuzën dhe se kishte folur me emigrantët kosovarë për gjendjen e rëndë në Shqipëri. Deklaron se të gjitha ishin “trillime e shpifje”. Me vendimin nr.22, datë 7.5.1968 Gjykata e Qarkut Vlorë e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Nuk iu konfiskua “pasuria” sepse vetëm 1.200 lekë kish gjithsej.

Duke vuajtur dënimin në kampin nr.309 në Ballsh, Hashimi arrestohet sërish. Akuzohej me nenin 73 të Kodit Penal se agjitonte në kamp kundër pushtetit.

Thuhej se kritikonte politikën e jashtme të PPSH-së për mospjesëmarrjen në Konferencën e Sigurimit Europian, se do ngelej “si peshku pa ujë në izolim të plotë”. Shprehej se në Shqipërisë “socializmi ndërtohej duke shtrënguar rripin”. Udhëheqjen e quante dogmatike.

Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr.41, datë 7.3.1975 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 13 vjet burgim, dënim që i fillonte nga data e shpalljes.

Modifikuar më E mërkurë, 25 September 2019 18:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...