Partizanët e 1944-s, përfaqësues tipikë të diktaturës komuniste

E mërkurë, 17 Prill 2019 17:58
Dokument biografik i Partisë së Punës mbi Sefo Tarifën i vitit 1958 Dokument biografik i Partisë së Punës mbi Sefo Tarifën i vitit 1958

Nga Kastriot Dervishi

Pretendojnë se kanë luftuar fashizmin apo nazizmin, pikërisht ata që janë pjesë e komunizmit të Shqipërisë që për nga krahasimi është një milion herë fashizëm. Pretendojnë vlera lirie, por mbrojnë terroristin më të madh të kombit shqiptar, Enver Hoxhën, atë që kaloi çdo pushtues me krimet e pasojat e tij. Lanë stanet e gërxhet, vodhën pasur e katandi të pronarëve dhe u gënjen mendja se janë tiranas. Madje janë racistë ndaj të tjerëve, sikur vetë të ishin nga Parisi apo Londra. Shumica e atyre që pretojnë se gjoja e kanë këputur në mes fashizmin apo nazizmin janë partizanë të vitit 1944, të orës së fundit, kur duhej të dukeshin pak, të visheshin apo kapardiseshin. Për “merita” të disa javëve apo muajve të vitit 1944, ky grupim qeverisi Shqipërinë. Është fare e kuptueshme që përveç adhurimit për pushtetin e vdekur komunist këta njerëz nuk kanë asnjë merak tjetër. Ata nuk do t’i gjesh kurrsesi në kampet e internimit të fashizmit apo nazizmit, madje shumicën do ta gjesh në punë e ofiqe të shtetit të fashist. Ky brez që me ushtrimin e diktaturës komuniste i shkaktoi Shqipërisë gjenocidin më të madh në histori, nuk ka asnjë pendesë, është krenar për këtë të keqe që ka shkaktuar.

Dhe meqë së fundi, ish sekretari i Enver Hoxhës, Sevo Tarifa po na del si “luftëtar i madh”, le të shohim çfarë thonë dokumentet e partisë së tij. Babai i tij kish emigruar në Argjentinë, madje ishte bërë anëtar i Partisë Komuniste të Argjentinës (këto parti ishin celulat e para të Moskës nëpër botë). Kur ka filluar lufta, në vitin 1939, Sevo ka qenë 11 vjeç. Fashizmi na la e kapitulloi në vitin 1943 kur i erdhi vakti dhe shoku Sevo nuk ka shkrepur asnjë fishek kundër tij. Të ishte për fishekun e Sevos, fashizmi nuk do lëvizte fare nga vendi.

Deri në vitin 1943, Sevo nga distrikti i Mashkullorës së Gjirokastrës punonte në Tiranën e fashistizuar. Në shkurt 1944, pra në muajt e fundit të luftës, shoku Sevo del partizan duke u vendosur në batalionin e 2-të të brigadës së 6-të, e cila më vonë u përfshi në divizionin e 2-të. Në shtator 1944 brigada u ndodh në rrethinat e Tiranës, duke vijuar në “veriun reaksionar”, në nëntor 1944 në Tropojë, dhjetor 1944 në Tuz, derisa shkon në shkurt 1945 në Vishegrad. Pastaj kaloi në trevat shqiptare për të nënshtruar popullsinë shqiptare atje. Dhe në fund, në nëntor 1945 (lufta kish mbaruar në maj), nga Ohri kalon në Korçë. Ç’thonë dokumentet e partisë? Ka shumë, por po përmendim një pjesë nga një dokument i partisë i vitit 1958:

“Ka marrë pjesë në lëvizjen NÇL. Nga mesi i vitit 1943, ndërsa në shkurt të vitit 1944, hidhet në rreshtat partizane ku ka qëndruar pa u shkëputur deri në çlirim (në operacionin e qershor është shkëputur për dy javë nga reparti, mbasi u tërhoq batalioni nuk u lajmërua, ky qëndroi i fshehur në fshat dhe mbasi mbaroi operacioni i bashkua me batalionin). Gjatë luftës, i shtytur nga kunati i tij, vodhi llozin e pushkës komandantit të kompanisë. Për këtë u çarmatos për një javë, pastaj ju fal dënimi dhe përsëri u armatos”.

Për mbi këtu dhe dokumente të tjera, nuk rezulton ndonjë luftë me fashizmin që as e ka parë me sy, por as edhe me operacionin nazist të qershorit 1944 (që në gjuhën ushtarake quhet dezertim). Pra e vetmja meritë është lufta ndaj shqiptarëve të veriut të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës dhe Maqedonisë. Si ky janë shumica e këtyre që me propagandë e kinostudio kanë “luftuar” edhe më shumë se amerikanët e britanikët bashkë.

Modifikuar më E mërkurë, 17 Prill 2019 18:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...