Djegia e parë e mandateve parlamentare në Shqipëri

Tuesday, 07 May 2019 18:06
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Dhimitër Kacimbra dhe vula e parë e institucionit Kryetari i Këshillit Kombëtar, Dhimitër Kacimbra dhe vula e parë e institucionit

Nga Kastriot Dervishi

Në historinë e Shqipërisë, djegia e mandateve të opozitës në vitin 2019 ishte rasti i dytë. I pari është pikërisht në trupën e parë legjislative. Këshilli Kombëtar i emëruar në kongresin e Lushnjës kishte 38 deputetë. Disa prej tyre u betuan me vonëse. Mbledhja e parë nisi më 27.3.1920, që shënon edhe nisjen e jetës parlamentare shqiptare. Më 15.11.1920, Këshilli Kombëtar zhvilloi mbledhjen e findit të tij të 70-të që ishte edhe e fundit, votëbesimin e qeverisë së Iljaz Vrionit (që vinte pas asaj të Sulejman Delvinës së zgjedhur në Lushnjë). Nuk do kishte më mbledhje tjetër sepse nuk qe e mundur të mblidhej sërish organi legjislativ. Para deklaratës së madhe, disa deputetë deklaruan dorëheqjet:

1-Abdurrahman Krosi

2-Dine Dema

3-Dine Maqellari

4-Halim Çela

5-Arkimandrit Visarion Xhuvani

6-Osman Lita

7-Kolë Thaçi

Më 24 nëntor 1920, si reaksion, 18 deputetë të tjerë, deklaruan dorëheqjet nga mandatet e tyre, këta deputetë:

1-Dhimitër Kacimbra (kryetari)

2-Qazim Koculi

3-Beqir Rusi

4-Neki Ruli

5-Pilo Papa

6-Hafiz Xhemal Naipi

7-Hysen Vrioni

8-Bektash Cakrani

9-Llambi Goxhomani

10-Hafiz Ejup Sabriu

11-Ramiz Daci

12-Irfan Ohri

13-Adem Gjinishi

14-Qazim Dyrmishi

15-Kiço Koçi

16-Myqerem Hamzaraj

17-Sadullah Tepelena

18-Xhemal Shkodra

Kësisoj bëheshin 25 deputetë nga 38 që ishin gjithsej. Iu hap rruga zgjedhjeve të para që u zhvilluan në prill 1921.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...