1943/Si e vranë, vodhën dhe dogjën komunistët Libohovën

E mërkurë, 08 May 2019 18:26

Nga Kastriot Dervishi

Në fund të korrikut fillim gushti 1943, forcat komuniste të disa batalioneve e çetave sulmuan fshatin Libohovë. Nuk bëhej fjalë për kurrfarë pushtuesi, por veprim i pastër antishqiptar. Libohovitët mbronin shtëpitë e tyre. Veprimet e komunistëve që ia kalonin atyre të pushtuesve u shoqëruan me vrasje, djegie shtëpish dhe vjedhje pasurie. Raporti i një komandanti çete flet për ngjarjen, e cila nuk ka fashistë, por civilë që mbrohen dhe komunistë që sulmojnë. Shefqet Peçi kishte inati të vjetra me Libohovën, qysh nga vitit 1924 kur shërbente si roje e bejlerëve.

 

***

Raporti i datës 2 gusht 1943 i komandantit të çetës “Toto Bolena” Iljaz Kofina për komandën e batalionit “Asim Zeneli” për luftimet ndaj civilëve në Libohovë (ekstrakt)

Më datën 2 gusht 1943 u mblodh çeta “Toto Bolena” dhe në kritikën që bëri u shënuam këto pika:

1-Plani i dhënë për rrethimin e Libohovës ishte i mirë, por nuk u plotësua rrethimi prej batalionit të Zagorisë në kohën e caktuar.

2-Sa për rrethimin e dytë (të kalasë) nuk pati plan sulmimi fare, as pikë të caktuar se ku ishte kalaja, udhëheqësit vendas u fshehën qysh në fillim.

3-Deri në kapjen e qytetit, skuadërkomandantët dhe komandantët e çetës “Toto Bolena” kanë qëndruar shumë mirë, pastaj kush  më parë e kush më pas, nuk patën lidhje të rregullt.

4-Tërheqja ka krejt e çrregullt, boria nuk është dëgjuar në shenjën e tërheqjes në të gjithë shokët, mbasi ka rënë fare rehat.

5-Tërheqja ka qenë e nevojshme, vrasja e shokëve nuk ka (bërë) përshtypje të mirë, mbasi ka munguar plani i rregullt për sulmin e kalasë. Sulmi i kalasë është bërë vetëm prej pak shokëve pa mos ditur drejtimin dhe pikën e caktuar për sulm.

6-Djegia e shtëpive ka qenë shumë e pëlqyer, mundësisht të ishin djegur gjithë shtëpitë e tradhtarëve.

7-Shokët e çetës “Toto Bolena” të gjithë kanë luftuar mirë në afërsitë e kalasë nga pjesa verilindore. Më të shquar kanë qenë këta shokë: nënkomandant Sulo Vehipi, ekonomi Ymer Ago, nënkomisar Sheme Beqiri, Dervish Leli, Et’hem Haxhi. Në krye të këtyre luftëtarëve ndodhej komisari politik i batalionit “Asim Zeneli” shoku Shefqet Peçi dhe zv/komandanti Fuat Iljazi e Ferhat Seferi. Gjatë luftës mbeti i vrarë Kabo Kabi nga Borshi, i datëlindjes 1920, marrë pjesë në çetën “Toto Bolena” më 7 korrik 1943...Të plagosur Et’hem Haxhi nga Kuçi dhe Male Ceka nga Borshi.

Autokritikë:

1-Organika e çetës. Mosmbajtja e rregullt e ndërlidhjes me çetat e tjera ndërmjet skuadrave të çetës në sulmin e brendshëm (në kala)

2-Çeta për mostërheqjen e rregullt.

3-Çeta për lënien e shokëve të vrarë në fushën e luftës dhe dokumentet e të vrarëve.

Autokritikë personale:

-Abdyl Haki. Për mbetjen prapa në tërheqjen pa patur lidhje me çetën.

-Ymer Ago e Sheme Beqiri. Për moskujdesje në ngritjen e shokut të vrarë.

-Dervishi Leli me shokë. Për nisje dhe mosmarrje të të vrarit.

Kritikë...

-Çetës “Çerçiz Topulli”. Që nuk është parë brenda qytetit dhe në rrethimin e kalasë dhe për mospërdorimin e mortajës.

-Çetës “Avni Rustemi”.Për mospërdorimin e mortajës që ishte caktuar, qëlloi kalanë dhe për marrje sendesh në shtëpi private, si duhan, etj.

-Çetës “Hajredin Tremishti”. U janë parë këpucë e sende të marrë në shtëpira .

Modifikuar më E mërkurë, 08 May 2019 18:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...