“Nacionalçlirimtarët” që vrasin, djegin shtëpitë dhe vjedhin shqiptarët

E Enjte, 09 May 2019 18:13

Nga Kastriot Dervishi

Dy raporte të tjera nga masakra mbi shqiptarët e Libohovës. D.m.th. “nacionalçlirimtarët” që drejtoheshin nga Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha dhe Enver Hoxha sulmojnë shqiptarët e fshatit Libohovë, të cilët mbrojnë shtëpitë e tyre nga një gjëmë që as pushtuesi nuk ia bëri. “Rezistenca armike” janë banorët e Libohovës.

***

31 gusht 1943, letër e Hito Çakos (“Çobanit) drejtuar komandës së batalionit “Asim Zeneli” për luftimet e çetës “Hajredin Tremishti” në Libohovë (ekstrakt)

Ndeshja me pararojën armiku filloi në orën 9.30 në afërsitë e Libohovës. Çeta “Hajredin Tremishti” ka bërë sulmin e parë kundra rezistencës armike. Me urdhrat e dhëna nga komisari i batalionit “Tërmeti” (Shefqet Peçi), njësitë e çetës sonë hynë nëpër rrugët e qytetit dhe i janë afruar pozitës së armikut në vendin që ishin mbrojtur në kala…

Shoku “Automatik” (Balil Peçi) me shokun “Stralli” (Ismet Baçi), kanë vrarë një ballist që i qëllonte nga shtëpia e vet. Afër mbarimit të luftës, njësia e çetës sonë dogji 9 shtëpi të tradhtarëve me urdhër që u dha nga shtabi…

***

2 shtator 1943, raport i komandës së çetës “HajredinTremishti” (komisari Abdyl Hakiu dhe komandanti Shaban Idrizi -“Kamioni”) për batalionin “Asim Zeneli” mbi të metat e vërejtura në sulmin e Libohovës (ekstrakt)

Rrethimi i Libohovës është bërë në formën më të mirë dhe përparimi është bërë në rregull, me gjithë që lufta plasi në befasi, por komanda e shtabit, duke ditur se në Libohovë ekziston një fortesë (kala), duhej të kish sjellë një armë të rëndë, murtajë ose top...

Vrasja e 4 shokëve nuk ka bërë përshtypje të keqe, pasi kanë çmuar rëndësinë e luftës nacionalçlirimtare, vetëm u ka bërë përshtypje të keqe mbetja e trupave në vend.

Djegia e Libohovës ka bërë përshtypje shumë të mirë, vetëm se duhej dhënë urdhër më parë që të ishin djegur edhe lagjet e tjera...

Sulmi i bërë i dedikohet më shumë Shefqet Peçit, “Automatikut”, “Kamionit” që ishin në vijat e para dhe mandej gjithë organikës së çetës.

Kanë treguar trimëri në luftim dhe Karafil Bisha e Pano Xhixho.

Gjatë aksionit, nga ana e partizanëve në shtëpitë e djegura janë marrë 2 palë këpucë, 7 vargje duhan (10) kallë sapun, 2 këmishë, 1 mbulesë jastëku prej 3 metro pëlhurë dhe ua shpërndamë luftëtarëve më të nevojshëm.

 

Modifikuar më E Enjte, 09 May 2019 19:20

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk është vetëm Braithwaite, ja lojtarët që kanë dështuar gjatë prezantimit me klubin e ri

Sport

Nuk është vetëm Braithwaite, ja lojtarët që kanë dështuar gjatë prezantimit me klubin e ri

Martin Braithwaite nuk ishte lojtari i vetëm që ka patur një prezantim të keq me klubin e ri. Futbollisti danez gjatë prezantimit që bëri në Camp Nou u përpoq të bënte disa...

'Mbro Teatrin, firmos dhe ti!' Nis peticioni në hyrje të godinës historike

Aktualitet

'Mbro Teatrin, firmos dhe ti!' Nis peticioni në hyrje të godinës historike

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka çelur sot, mbledhjen e firmave nga qyetarët për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe firmat mblidhen pikërisht në hyrje të saj  “Firmos edhe ti!”...

Ronaldo në prag të ndeshjes së 1000-të në karrierë

Sport

Ronaldo në prag të ndeshjes së 1000-të në karrierë

Juventus luan ditën e sotme ndaj Spal në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në Serie-A. Ndeshje e lehtë në letër, por bardhezinjëve nuk u lejohet asnjë gabim pasi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!