“Gjyqësori nuk e duartroket ekzekutivin”

Diel, 12 May 2019 18:21
Disa nga anëtarët e Trupës së Gjykatës së Diktimit Disa nga anëtarët e Trupës së Gjykatës së Diktimit

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet ’30 në Shqipëri u formua një trup gjyqësor gati i pabesueshëm për nga niveli i ndershmërisë e profesionalizmit. Gjykata e Diktimit (sot Gjykata e Lartë) ishte niveli më i larë i pushtetit gjyqësor. Kjo trupë vijoi të ushtroi funksionet gjatë luftës dhe në vitet e para të regjimit komunist. Enver Hoxha nuk e shkatërroi sepse asaj nuk i la çështje politike, por vetëm civile. Me çështje politike merreshin gjykatat partizane. Një ditë maji, i vitit 1946, anëtarët e Gjykatës së Diktimit, u lajmëruan se me rastin e parakalimit për ditën e punëtorëve, trupa e duhej t’i bashkëlidhej turmës që përshëndeste kryeministrin Enver Hoxha. Neki Delvina e refuzoi këtë veprim me përgjigjen se gjyqësori si pushtet më vete, nuk parakalon e nderon ekzekutivin, kushdo qoftë ky. Sigurisht, pas disa ditësh, u shkarkua nga detyra dhe ngeli pa pension. Komunistët nuk i njihnin për pension vitet që nuk i takonin shtetit të tyre. Për raste të veçanta, duhej një lutje dhe miratim nga Këshilli i Ministrave. Muaj më vonë, u krijua një rrethanë e cila pas një lutje mund t’i krijonte mundësinë Neki Delvinës të përfitonte pension. Mjaftonte të bënte një lutje. I saponjohur me këtë rrethanë, ish gjykatësi i lartë Neki Delvina refuzoi kategorikisht. Pranonte pension vetëm nëse një gjë e tillë do t’i mundësohej të gjithë kolegëve të tij të Gjykatës së Diktimit.

 

Modifikuar më Diel, 12 May 2019 18:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...