Nexhmije Hoxha vetëm një herë ka qenë fashiste, dajën vetëm një herë e kishte ballist

Hënë, 13 May 2019 18:34
Fletëanketa e neofashistes Nexhmije Xhuglini në vitin 1941 dhe faksimile e fjalës së E.Hoxhës në vitin 1952 Fletëanketa e neofashistes Nexhmije Xhuglini në vitin 1941 dhe faksimile e fjalës së E.Hoxhës në vitin 1952

Nga Kastriot Dervishi

Nuk mund të ishte jashtë gjoja debatit për luftën shefja e agjitacionit komunist, udhëheqësja morale e shpirtërore e çdo kalbësire komuniste, Nexhmije Hoxha. Në llogoren e kuqe, ajo nxori kryet duke dhënë alarmin se po ngjallej “neofashizmi”. Pavarësisht se fashizmi ka ngordhur në Itali, andej ku lindi dhe ku shoqja Nexhmije si fashisto-komuniste ka dhënë kontributin e vet, ajo kërkon "ta mbajë gjallë" vetëm në Shqipëri. Sipas gjuhës tejet demode të komunistëve, “neofashizëm” sot quhet çdo kundërshti komuniste, apo veçanërisht ai i evidentimit të krimeve të komunizmit. Nëse fashizmi qëndroi në Shqipëri për 4 vjet, në vitet 1939-1943, komunizmi i burrit të Nexhmijes qeverisi për 46 vjet. Nuk la familja shqiptari pa trazuar, pa i vjedhur pasurinë, pronën, lirinë, etj. Nuk la brez pa trazuar. Me triska e me gjak e nisën dhe me triska e me gjak e bitisën. Nuk ka të krahasuar për nga gjenocidi me asnjë rend e pushtues tjetër që ka parë toka shqiptare. Nëse fashizmi i luftës do krahasohej me komunizmin e pasluftës, fashizmi do të dukej tejet human. Fashizmi nuk të përndiqte politikisht në bazë familje, nuk të merrte pronën dhe të jepte mundësinë të udhëtoje lirisht. Komunisti i burrit të Nexhmijes, të vriste, të internonte familjen, të përndiqte brez pas brezi, të mohonte shkollën, punën, banesën, pronën, lirinë e lëvizjes, etj. Pra shiheni cili ishte fashizmi i vërtetë i Shqipërisë. Nexhmije Hoxha në fakt ka bërë pjesë në “forumin rinor fashist” (GLA). E ka pranuar vetë dhe bashkëshorti i saj. Jo vetëm në dokumentet që mbante partia për të, por edhe në diskutimet me rastin e kongresit të dytë, këto fakte vërtetohen kollaj fare. Tani për çfarë neofashistësh flet fashisto-komunistja Nexhmije Hoxha? Për çfarë ballistësh flet ekipi i saj, kur kjo edhe dajën e ka pasur ballist dhe ia kanë vrarë komunistët? E bukura është se si Enveri, si Nexhmija thonë se vetëm “një herë ka qenë fashiste” e përmendura. Po pse sa herë duhej të ishte kjo?

Deklarimi i Enver Hoxhës

Më 3 prill 1952 kur diskutoheshin kandidaturat në Komitetin Qendror të Partisë së Punës. Në këtë fjalë, Enver Hoxha thotë:

“Biografinë, shoqja Nexhmije e ka të mirë, vetëm një herë ka qenë në GLA. Rrjedh nga shtresë nëpunësi të ulët. Që kur ishte e re ka punuar kundra italianëve dhe bënte pjesë në grupin komunist të Shkodrës. Vazhdimisht ka punuar me rininë dhe gjatë kohës që është hedhur në ilegalitet ka punuar edhe në forume. Çështjet i kupton mirë, vetëm se duhet të bëjë më shumë përpjekje për ngritjen e saj dhe të punojë me më shumë vullnet se shumë herë i heq zvarrë çështjet. Asaj i duhet gjithashtu të përmirësojë edhe metodën e punës pse merret me shumë gjëra të vogla. Gabime në vijë nuk bën pse është edhe vigjilente. Një e metë e saj është se pak i ka ndihmuar vartësit e saj dhe shumë pak ka shkuar në terren. Ajo duhet të bëjë më shumë përpjekje për lartësimin e saj pse është në sektorin e agjitpropit dhe megjithatë dhe megjithatë nuk hap shumë libra me dorë dhe gjithnjë e sheh me shkresa. Kështu sigurisht që nuk mund të kalohet me njerëzit e agjitpropit. Këto të meta, ajo i ka, po ne mendojmë se i ka garancitë për të qenë në listë”.

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 18:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...