1976/Dënimi i Luan Myftiut. Gjykata: E lamë të punonte e jetonte, por ishte armik

Hënë, 10 June 2019 18:16
Luan Myftiu dhe faksimile nga procesi i dënimit të tij Luan Myftiu dhe faksimile nga procesi i dënimit të tij

Nga Kastriot Dervishi

Luan Hystref Myftiu, lindur në Berat më 2.2.1933, i ndarë nga jeta më 9.6.2019 në Tiranë, ishte arsimtar dhe publicist. Në vitet e demokracisë sa pati mundësi nuk rreshti së shkruari. Në regjimin komunist, vuajti gjithsej 9 vjet, 2 muaj dhe 18 ditë burgim. U arrestua më 18.12.1975 dhe u lirua më 8.3.1984. U akuzua për agjitacion e propagandë në “formë të maskuar”. Vendimi i gjykatës, ndër tejet interesant për nga vulgariteti që përmban dhe mënyra se si e shpjegon “minimin” imagjinar të pushtetit popullor. Aty thuhet se e dinin që ishte “shtresë e pasur” në origjinë dhe “reaksionar”, por i kishin dhënë mundësi të “punonte e jetonte”. Luani cilësohet “armik i betuar i klasës”, “kylësh i revizionizmit”. Me vendimin nr.73, datë 20.4.1976, Gjykata Popullore e Rrethit Berat e kryesuar nga Irakli Puka, në përbërje të së cilës ishin ndihmësgjyqtarët Liri Buda e Selam Hoxha, me pjesëmarrjen e prokurorit Njazi Kurti, e deklaroi fajtor Luan Myftiu në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal dhe e dënoi me 10 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet.

Pjesë nga vendimi i gjykatës

 “I pandehuri Luan Myftiu duke qenë me prejardhje nga shtresat e pasura dhe me qëndrim antipopullor e reaksionar, i prekur deri në palcë nga reformat revolucionare të pushtetit popullor, i shpronësuar, ndonëse për disa vjet me radhë nga ana e pushtetit popullor i është dhënë mundësia të punojë e jetojë, bile të punojë si arsimtar, si përfaqësues i klasës së përmbysur, jo vetëm që ka ëndërruar për kthimin e “parajsës” së humbur, por me forma të stërholluara, si armik i betuar i pushtetit popullor ka punuar praktikisht për minimin dhe dobësimin e pushtetit popullor në RPSH. Veprimtaria armiqësore e këtij të pandehuri për vite me radhë ka konsideruar në formën e agjitacionit dhe të propagandës, duke iu kundërvënë me të gjitha forcat e tij dhe urrejtje të papërmbajtur vijës së përgjithshme të partisë dhe masave që ka ndërmarrë pushteti popullor për konsolidimin e fitoreve të revolucionit popullor. I pandehuri Luan Myftiu, duke qenë intelektual dhe me punë si arsimtar për disa vjet, në lëndën e gjuhë-letërsisë, me dinakëri dhe me forma të maskuara, ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor në fushën e artit dhe letërsisë, si një nga sektorët më të rëndësishëm ideologjikë që armiqtë imperialisto-revizionistë dhe këlyshët e tyre kanë patur, e kanë  dhe do kenë si objekt kryesor dhe prej nga të përgatisnin kushtet për përmbysjen e pushtetit popullor, për vendosjen e revizionizmit dhe të kapitalizmit në Shqipëri...Tipik në këtë drejtim lidhur me veprimtarinë e tij armiqësore është shkrimi prej tij i komedisë së titulluar “Reumatizëm në kokë” në vitin 1969, vepër e cila ndonëse ju refuzua për botim, mbasi nuk kish vlerë edukative dhe binte në kundërshtim me realitetin socialist në vendin tonë, ruhet prej tij me kujdesin më të madh me qëllime të caktuara për t’u kapur me qëllim dobësimi e minimi të pushtetit popullor”.

Modifikuar më Hënë, 10 June 2019 18:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...