Ismail Qemali-regjimit turk (Le matin, 1900): Të zyrtarizohet gjuha shqipe

Diel, 21 July 2019 13:33

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Matin” ka botuar, të hënën e 7 majit 1900, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kërkesat e Ismail Qemalit ndaj regjimit turk, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Urimet e Mahmud pashës – Reformat në Turqi.

Athinë, 6 maj.

Mahmud pasha i telegrafoi nga Gjeneva Qemal beut, për ta uruar atë për largimin e tij nga Konstandinopoja.

Qemal beu është në favor të reformave serioze në Shqipëri, duke thënë se ndryshe situata në atë zonë mund të çojë në komplikime serioze.

Shkurtimisht, ai bën thirrje për njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, përdorimin e taksave të paguara nga populli shqiptar për Shqipërinë dhe krijimin e një sistemi gjyqësor të paanshëm.

Si rezultat i shkresave të shpeshta që ai mori nga Yildiz-Kiosk, ministri turk ka pasur shkëmbime të shumta me Qemal beun; ai përpiqet ta bindë këtë të fundit që të kthehet në Turqi, por Qemali refuzon kategorikisht këto këshilla.

 

Burimi: Blogu darsiani.com

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Filmat horror më të mirë

Kulturë

Filmat horror më të mirë

Të jesh me dikë është goxha e vështirë. Sidomos në filma horror ku forca njerëzore, mbi njerëzore, okulte, psikoseksuale a të tjera, bëjnë çmos që të rrënojnë e të kthejnë...

Vazhdon situata kritke në Universitetin Politeknik të Hong Kongut

Globi

Vazhdon situata kritke në Universitetin Politeknik të Hong Kongut

Më pak se 200 studentë ndodhen pas barrikadave në mjediset e Universitetit Politeknik në Hong Kong që mbetet i rrethuar nga forca policore që nga e diela. Gjatë 24 orëve...

Procesi hetimor, nëntë zyrtarë të lartë dëshmojnë sot në Kongres

Globi

Procesi hetimor, nëntë zyrtarë të lartë dëshmojnë sot në Kongres

Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve pritet të dëgjojë sot dëshmitë hetimore të disa zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare, të cilët ishin dëshmitarë të telefonatës së korrikut mes...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!