1980/Ndërmarrjet e socializmit, mbaheshin kot, dilnin me humbje të mëdha ekonomike

Diel, 21 July 2019 17:50

Nga Kastriot Dervishi

Mbledhja e datës 22.4.1980, jashtë rendit të ditës diskutoi për shifrat e këqija ekonomike që tregonte falsitetin e ekonomisë komuniste. Komunizmi ri rend shoqëror i dështuar, nuk është i njohur plotësisht për gafat e tij ekonomike. Ai njohët më së shumti nga ana e jashtë, ajo e mizeries së përgjithshme në raport me qytetarin. Nëse i hyn studimeve mbi të ashtuquajturën ekonomi të tij, nuk do gjesh veçse një blozë të gjithanshme, e cila nis me vjedhjen e individit e vijon me ndërtimin e shtrembër të çdo gjëje. Konkretisht në mbledhjen e sipërcituar, dalin disa shifra të ekonomisë. Raportin përkatës e lexon sekretari Vaid Lama. Mirë ato ndërmarrjen me naftë e krom mund të dilnin me humbje, por këto ndërmarrjen bujqësore pse? Në propagandën e tyre, komunistët kanë pretenduar gjithnjë se ndryshimi i sistemeve shkatërroi hekurishtet e tyre. E vërteta është se komunistët i shkatërruan vetë ato me ndërtimin pa logjikë e pa plan.

Pjesë nga fjala e E.Hoxhës:

Mendova që në këtë mbledhje të Byrosë Politike, jashtë rendit të saj të ditës, të diskutoj për shqetësimet që më lindën nga këto materiale dhe për masat e forta që duhet të marrim për luftimin me rrënjë të atyre fenomeneve negative që vërehen në fushën ekonomike e financiare, si dhe në punën drejtuese e organizuese të organeve të partisë, të shtetit dhe të ekonomisë për këto probleme...

Me gjithë rezultatet e arritura, vitin e kaluar, 147 ndërmarrje ose afro 1/3 e të gjithë ndërmarrjeve, sidomos ato të naftës, të qymyrgurit, disa ndërmarrje të tjera minerare, të ndërtimit, të peshkimit, të sheqerit, etj, kanë dalë me një deficit prej 470 milion lekësh. Numri i ndërmarrjeve me humbje të planifikuara arriti nga 7 në 28 dhe nga 32 milionë lekë, shuma arriti 119 milionë lekë. Gjithashtu 21 ndërmarrje bujqësore, nga 55 që kemi gjithsej, dolën me 25 milion lekë humbje dhe të gjitha ndërmarrjet bujqësore së bashku, nuk plotësuan planin e akumulimit për 150 milionë lekë. Vëllimi i investimeve nuk u plotësua për 420 milionë lekë dhe nga 120 objekte u dorëzuan vetëm 64.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Situatë shqetësuese në Meksikë, parakalon Italinë për numrin e viktimave nga COVID-19, të infektuar rreth 300 mijë

Globi

Situatë shqetësuese në Meksikë, parakalon Italinë për numrin e viktimave nga COVID-19, të infektuar rreth 300 mijë

Meksika ka parakaluar Italinë sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19. Plot 35 mijë të vdekur numëron sot Meksika gjatë pandemisë teksa të infektuar gjithashtu ka më shumë se...

‘’Pa maskë dhe distancë’’, Vasili:Pse Manastirliu ka frikë të gjobisë Veliajn? Prandaj askush nuk i beson dhe dëgjon këta

Politikë

‘’Pa maskë dhe distancë’’, Vasili:Pse Manastirliu ka frikë të gjobisë Veliajn? Prandaj askush nuk i beson dhe dëgjon këta

  Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar disa foto ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në takimet më të fundit të tij shfaqet pa maskë dhe nuk mban distancim social. Vasili...

Denoncimi i PD: Skandal tek kopshti ‘4 Stinët’ në Tiranë, bashkia fshehu rastin me COVID-19, prokuroria të hetojë

Politikë

Denoncimi i PD: Skandal tek kopshti ‘4 Stinët’ në Tiranë, bashkia fshehu rastin me COVID-19, prokuroria të hetojë

  Partia Demokratike i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë në lidhje me rastin e mbylljes së kopshtit ‘4 Stinët’ në Tiranë, pas rasteve që u shfaqën me koronavirus. Në një dalje...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!