29 korriku, dita e njohjes së Shqipërisë nga fuqitë e mëdha

Hënë, 29 July 2019 18:28
Gjashtë përfaqësuesit e fuqive që njohën shtetin shqiptar Gjashtë përfaqësuesit e fuqive që njohën shtetin shqiptar

Nga Kastriot Dervishi

Pasi territori i Perandorisë Osmane në Ballkan, përfshi një pjesë të madhe shqiptare të tyre, u pushtua nga koalicioni ballkanik, më 17 dhjetor 1912, u çel në Londër Konferenca e Ambasadorëve, e cila do vendoste paqen, do rregullonte kufijtë, etj. Midis të tjerash, këtu u vendos për herë të parë njohja e Shqipërisë si shtet. Territori etnik shqiptar në kohën e zhvillimit të luftimeve ishte i pushtuar, përjashto një trekëndësh midis Kavajës, Beratit dhe Vlorës. Kompromisi i fuqive të mëdha ishte njohja e pushtimit në gjysmën e trojeve shqiptare dhe e shtetit shqiptar në gjysmën tjetër të saj. Italia dhe Austro-Hungaria mbronin interesat shqiptar, ndërsa Rusia të shteteve ballkanike. Më 22 mars 1913, konferenca mori vendimin e parë në lidhje me kufirin verior dhe verilindor të Shqipërisë që është në vija të përgjithshme (delimitacion) kufiri i sotëm. Caktimi i kufijve të sipërpërmendur, zgjoi edhe njëherë interesin në lidhje me statusin e ardhshëm të Shqipërisë në kushtet kur Perandoria Osmane kishte një shkëputje tokësore nga shteti autonom shqiptar. Për një gjë të tillë, diplomacia e Vjenës dhe Romës filluan të përpunojnë projektin e një shteti të pavarur shqiptar.

Më 30 maj 1913 në Londër, u nënshkrua traktat i paqes midis Serbisë, Bullgarisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Perandorisë Osmane. Më 15 korrik 1913, Austro – Hungaria dhe Italia paraqitën një projekt të përbashkët në lidhje me statusin e ri të Shqipërisë, sipas së cilit kjo e fundit duhej të “formohej si principatë autonome dhe e trashëgueshme sipas radhës së paralindjes, nën garancinë e 6 fuqive të mëdha”, të shkëputej çdo lidhje me Perandorinë Osmane, të ishte neutrale dhe nën garancitë e fuqive të mëdha; kontrolli i administratës civile dhe ushtarake t’i besohej një komisioni ndërkombëtar të përbërë nga 6 fuqitë; mbreti i ardhshëm të caktohej brenda 6 muajsh, etj.

Më 29 korrik 1913, në bazë të këtij propozimi fuqitë e mëdha dhanë vendimin përfundimtar në lidhje me Statusin e Shqipërisë të përbërë nga 11 nene. Në këtë vendim, ruheshin pikat e sipërpërmendura të propozimit të Vjenës dhe të Romës si dhe i caktohej Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, një mandat fillestar 10-vjeçar, i ngarkuar ky edhe me hartimin e statutit të shtetit. Ndërkaq qetësia dhe siguria e brendshme, iu ngarkuan xhandarmërisë, për organizimin e së cilës u caktua Suedia. Pasi kjo hoqi dorë, u ngarkua Holanda.

Pas mbarimit të kësaj çështjeje, përfaqësuesit e fuqive diskutuan më 5 gusht për kufirin jugor të Shqipërisë mbi bazë të propozimeve të Vjenës dhe të Romës. Më 11 gusht 1913, u dha edhe vendimi përfundimtar në lidhje me kufirin jugor të Shqipërisë dhe përcaktimi në vend iu la një komisioni ndërkombëtar i cili duhej të fillonte punë më 1 shtator e të përfundonte më 30 nëntor 1913, gjë që nuk u realizua. Përfundimisht, kufijtë e Shqipërisë në vitin 1926 me nënshkrimin e traktatit të Firences.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...