1989/Tentuan të arratisen 14 vjeçarët, i spiunoi çobani

Tuesday, 30 July 2019 10:04
Skema e kapjes së 14-vjeçarëve Skema e kapjes së 14-vjeçarëve

Nga Kastriot Dervishi

Më 25.6.1989 u kapën në orvatje për t’u arratisur në sektorin Kërçisht të rrethit Dibër, Sinan Fadil Hoxha (sot këngëtar i njohur) dhe Flamur Bedri Çakmashi, banues të lagjes nr.10 të Tiranës. Njoftimi zyrtar i rrit moshën të dyve, nga 14 në 15-vjeçarë. Të dy i përkisnin vitlindjes 1975. Sipas njoftimit, ata ishin nisur me makinë nga Tirana deri në Bulqizë. Me autobusin e punëtorëve Bulqizë-Maqellarë udhëtojnë në këtë fshat. U shmangen vështrimit të banorëve të fshatit Kërçisht dhe afrohen deri 40 metra klonit. Rreth orës 18.30 i spikat fshatar Faiku që kulloste delet dhe djali i tij Gëzimi, të cilët lajmërojnë menjëherë forcat e kufirit. Pas u thonë këtyre se gjoja ishin nga Bulqiza e po mblidhnin lule, dy të rinjtë largohen në thellësi, por njëri kapet në Kërçishtin e poshtëm e tjetri në fshatin Melan pasi kishte shfrytëzuar një automjet aty.

Pushkatari Hajri kap rreth orës 20.00, Flamurin, ndërsa operativi i Melanit kap rreth orës 21.00 Sinan Hoxhën. Në raportin përkatës të kësaj ngjarjeje për arsyet e arratisjes:

“Të ndikuar e të nxitur nga propaganda borgjeze, duke ndjekur televizionin e radion në stacioneve e huaja, u lindi ideja për t’u arratisur në Jugosllavi, duke u gënjyer se “atje jetohet mirë”, “ka vetura e motoçikleta me bollëk”, “do të bredhim nga të duam” “do bëjmë si të duam”, etj. 14-vjeçarët nuk u dënuan me gjyq për të rriturit, por me gjyqe lagjeve apo shkolle në formën e demaskimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...