Njeriu i ri i socializmit që e ndjente kongresin e partisë nga mali

E mërkurë, 31 July 2019 18:37
Skena e kongresit gjatë një çasti relaksi dhe telegrami i çobanit Skena e kongresit gjatë një çasti relaksi dhe telegrami i çobanit

Nga Kastriot Dervishi

Bariu komunist në Taç të Kolonjës e ndjente për detyrë të përshëndeste kongresin e partisë në nëntor 1986. Me telegram të posaçëm uroi kongresin e 9-të të PPSH-së dhe mori angazhim të plotësonte detyrat që shtroi kongresi. Në morinë e telegrameve që gjenden për kongresin e 9-të është administruar edhe kjo e njeriut të ri që nga mali emocionohej se Shqipëria ishte në rrugën e qoftëlargut.

Telegrami

Kongresit të 9-të të PPSH-së, Tiranë

Nëpërmjet televizionit pashë çeljen e kongresit të 9-të të partisë dhe dëgjova raportin që mbajti shoku Ramiz Alia. Ndjeva edhe njëherë vendosmërinë e partisë tonë për të ecur në rrugën e Enverit. Për ta lulëzuar e begatuar atdheun tonë socialist, për lartësimin më tej të prestigjit të Shqipërisë socialiste në botë.

Unë si bari, duke dëgjuar detyrat që na vuri ky kuvend kam vetëm një zotim: t’i bëj realitet detyrat e shtruara në një kohë sa më të shkurtër.

Bariu komunist Abas Jashari, Taç, Kolonjë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...