400 milionë dollarë të depozituar në bankat e huaja para vitit 1990

E mërkurë, 11 September 2019 16:24

Nga Kastriot Dervishi

Gjithnjë ka qenë e pazbardhur tërësisht çështja e depozitimit të valutës jashtë vendit nga regjimi komunist përpara vitit 1990. Në një mbledhje të datës 15.6.1990 ku ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Bankës së Shtetit, Qirjako Mihali (drejtor në vitet 1988-1990), i cili vinte nga një takim i ndërkombëtar i bankave në Zvicër. Atje Mihalit i ishte thënë nga bankierët e huaj se ata e dinin që Shqipëria kish depozituar në bankat e huaja rreth 400 milionë dollarë. Ramiz Alia e ka dëgjuar, por nuk i ka dhënë përgjigje kësaj pjese. Në këtë mbledhje është diskutuar se Shqipëria mund të luante në valutë për të marrë përqindjes. Një vit më vonë, shtypi denoncoi se nga ky operacion kishin humbur 200 milion dollarë. Ky veprim e falimentoi tërësisht shtetin komunist, por pjesa kryesore e depozitimit mbeti i panjohur. Për shkak të ngjarjeve të vitit 1997, hetimi për valutën e depozituar jashtë vendit, nuk u çua më tej. Siç dihet, djali i Ramiz Alisë është marrë gjithnjë me çështje bankash.

1 koment

  • Përgjigju Xeni

    Me demek dhjemokrati i modh Sal Birisha nga '92÷97, nuk e gjeti dot ku perfundun njato 200 milion o shoku i gjithditun? Ik e futi eni ti nji tas pace ene pilav me Fahron se ske cbo tjeter.

    Premte, 13 September 2019 11:04 komentuar nga Xeni

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Manaj i pafat, dëmtohet në palestër para nisjes së stërvitjes

Sport

Manaj i pafat, dëmtohet në palestër para nisjes së stërvitjes

Rei Manaj i është bashkuar stërvitjes së Albacetes, pasi luajti me kombëtaren tonë. Gjithsesi sulmuesi i talentuar nuk ka qenë shumë me fat, pasi është dëmtuar menjëherë në palestër. A ka...

I dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Apeli lë në burg Redjan Rrajën

Aktualitet

I dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Apeli lë në burg Redjan Rrajën

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda zhvilloi seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë së Redjan Rrajës, i vetmi i arrestuar për atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit...

613 kg kokainë/ Kërkohet 21 vite burg për Arbën Çekajn

Aktualitet

613 kg kokainë/ Kërkohet 21 vite burg për Arbën Çekajn

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të kërkojë dënimin 21 vitesh burg për biznesmenin Arbër Çekaj, por me gjykim të shkurtuar ai të dënohet me 14 vite. Sipas prokurorisë, Çekaj...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!