Doktor Stiliano Nosi, i ndjekur gjithë jetën nga regjimi komunist

Tuesday, 24 September 2019 16:12
Doktor Nosi me bashkëshorten Doktor Nosi me bashkëshorten

Nga Kastriot Dervishi

Kam qenë i vogël teksa shihja si vinte me ngadalë në spital me biçikletë doktor Stiliano Nosi. Pavarësisht se kish dalë në spital ai jepte ndihmën e tij në spitalin e Elbasanit. Regjimi ia kishte nevojën, por ama e konsideronte në fshehtësi si “agjent anglez”, e për këtë arsye e përndiqte. Dyshimi i vetëm për “agjent anglez” ishte arsimimi. Oficerët e Sigurimit, duke qenë se vuanin nga një lloj inferioriteti, çdo gjë që lidhej me arsimin e lidhnin me agjenturat. Sigurisht nuk ishin të aftë të gjenin gjë në këtë drejtim. 

Stiliano pas lufte kishte dijeni për vendndodhjen e xhaxhait të tij, Lef Nosi, i cili u kthye në Elbasan në mars 1945. Qëndroi i fshehur për një kohë të gjatë. Më 5.8.1945 u arrestua i prerë në besë në Kodrën e Kuqe të Tiranë nga një person i cili do dënohej më vonë nga regjimi komunist. Gjithë grupi që e mbrojti u arrestua bashkë me Lefin dhe më 21.10.1945 u dënua kështu nga Gjykata Ushtarake e Tiranës: Vasil Grigor Nosi (6 vjet, vdiq në burg), Marko Mosi Menahem (hebre, 4 vjet), Stilian Grigor Nosi, (2 vjet), Fahrije Ramadan Haveriku (3 vjet), Xhemal Hamdi Farka, (2 vjet), Adem Samurri (2 vjet).

Stiliano Nosi, lindur në Elbasan në vitin 1917 ishte djali i vëllait i Lef Nosit. Mbaroi arsimin e mesëm në Korçë në vitin 1934, “Rober Kolege” në Stamboll në vitin 1941. Në vitet 1941-1943 studion në Universitetin e Mjekësisë në Bejrut të Libanit. Më 1943 nis studimet në Bolonja, por kthehet në atdhe për shkak të luftës. Më 21.10.1949 është marrë në kontroll operativ 2B dhe 31.3.1984 në përpunim aktiv 2A “si agjent i mundshëm anglez”. Përpunimi nuk zgjati shumë pasi doktor Nosi vdiq.

Në shkurt 1980, Stiliano Nosi i është shprehur bashkëpunëtorit “Tomori”: Khomeini, për mendimin tim është një haxhi qamil i dytë, si nga pikëpamje fetare ashtu edhe politike dhe ushtarake, s’ka si të jetë ndryshe...Ndërsa Haxhi Qamili mburrej se do të luftonte armiqtë e brendshëm ashtu edhe të jashtmit, edhe Khomeini deklaroi se do të luftojë kundër SHBA-së e BS-së dhe reaksionit të brendshëm. Këto janë aventura”. Punëtori operativ vendos këtë shënim: “E dhëna ka vlerë operative pasi Stilian Nosi ul shumë poshtë veprimtarinë revolucionare të Khomeinit dhe njëkohësisht veprimtarinë patriotike të Haxhi Qamilit”. Iu dha detyra që të hapë biseda rreth luftës së popullit iranian dhe rreth Haxhi Qamilit, duke përdorur edhe veprat e Enver Hoxhës për të. Edhe pas vdekjes ndaj tij u ndërmor një veprim i shëmtuar, krejt i padëgjuar më parë.

Disa shprehje të Stilian Nosit që e bënë “agjent anglez”:

-“Ai me dy brirë (për Enver Hoxhën-shënim) ka shkruar në Moskë, por akoma nuk është kthyer”. (1949)

-“Regjimi i sotëm nuk është demokratik, por është diktaturë”. (1949)

-“Tani për tani nuk do kemi ndryshime”. (1951)

-“Barnat amerikane, janë më të mira se ato sovjetike” (1954)

-“Sa të ligj u treguan anglo-amerikanët në vitin 1945, bombën që patën nuk e përdorën. Hajde duro këta tani”. (1957)

-“Një grua që kish ardhur nga SHBA tregonte se një mjek me një punë mesatare, ka bërë një kapital pre 40 mijë dollarësh (1964).

Korrespondenca me shtetas të huaj vihej në dukje. Për këto lloj të dhënash, Sigurimi dilte në përfundimin se Stilian Nosi ishte “agjent anglez”.

Disa bashkëpunëtorë që raportonin doktor Stiliano Nosin:

“Maja e Çikës”

“Mali i Kukësit”

“Vatra e vogël”

“Klavikula”

“Vojtimi”

“Joviku”

Modifikuar më Tuesday, 24 September 2019 19:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...