Masakrat komuniste të brigadës së 5-të në shtator 1944 në Kukës

E Enjte, 26 September 2019 15:16
Raporti përmbledhës i Shefqet Peçit dhe Delo Balilit për ngjarjet e shtatorit 1944 Raporti përmbledhës i Shefqet Peçit dhe Delo Balilit për ngjarjet e shtatorit 1944

Nga Kastriot Dervishi

Brigada e 5-të ishte formuar në Tërbaç më 22 janar 1944. Në prefekturat e Kukësit dhe Dibrës kreu masakra, djegie shtëpish dhe vjedhje malli ndal popullsive të këtyre zonave, të cilët meqë nuk ishin komunistë, quheshin “reaksionarë”. Lëvizjet e brigadës drejt veriut u shoqëruan me masakra ndaj popullsisë civile, e cila nuk kishte asnjë lidhje me pushtuesin. Përpara se të bashkohej me sivëllezërit jugosllavë, brigada kreu masakra në Kukës. Siç dihet Muharrem Bajraktari nuk ishte kolaboracionist, por as komunist. Ishte antifashist, por kjo nuk kishte rëndësi për komunistët. Ata e sulmuan atë. Për veprimet kundër popullsisë civile më 28.9.1944, u krijua një shtab i përbashkët i brigadave 3 dhe 5 me komisar Hito Çakon dhe komandant major Shefqet Peçin.

Në një raport të datës 1.10.1944, për shtabin e korparmatës së parë, nënshkruar nga Luma nga komandanti i brigadës së 5-të Shefqet Peçi dhe komisari Delo Balili, shpjegohen veprimet nga 5-30 shtator në zonën e atjeshme.

-5 shtator 1944 rrethuan e sulmuan Kalanë e Dodës dhe morën peng Zyber Litën e nipin e tij Sherif Lita. Forcat e sulmuara patën 4 të vrarë, ndërsa partizanët asnjë.

-7 shtator 1944 batalioni i 3-të sulmoi “pozitat gjermane” në afërsi të Kukësit, të cilat ishin larguar dhe në vend kishin lënë “2 pistoleta”.

- 10 e 11 shtator 1944, luftime te miniera e Surrojt. Shefqeti thotë se u vranë 20 gjermanë dhe një italian partizan. Ballafaquar me shënime të tjera nuk rezulton kështu.

Muharrem Bajrakrari ka refuzuar dorëzimin e një personi që quhej Gani Zeqaj dje djegien e shtëpisë së Asllan Zenelit. Komunistët sulmuan Muharremin. Nga të dyja palët pati nga një të vrarë. Tahsim Spahiu u mor peng.

-16 shtator 1944 batalioni i Kosovës dhe batalioni i 4-t i brigadës së 5-të nisën “spastrimin” e krahinës së Lumës. U dogjën mall dhe u vodh pasuri.

-19 shtator 1944, forcat e batalionit 4 e 5 si dhe të batalionit të Kosovës arritën në Dobrej ku “rrethuan tradhtarin e mirënjohur të Partisë Komuniste dhe interesave të popullit shqiptar, Llazar Fundo, i cili qëndronte atje nën mbrojtjen e Gani begut së bashku me një major anglez”.

-20 shtator 1944 nisën luftimet me forcat e Muharrem Bajraktarit. Shefqet Peçi thotë se “bashibozukët” humbën 80 luftëtarë përveç 21 të tjerëve që u pushkatuan në Buzëmadhe, të cilët u pushkatuan para popullit. Me këtë rast “nacionalçlirimtarët” dogjën këto shtëpi: 2 në Novoselë, 3 në Topojan, 18 në Lusën. 19 partizanë u vranë ose vdiqën.

Luftimet zgjatën 3 ditë, por për masakrën e Buzëmadhes nuk jepet datë e saktë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...