Kujtesë deputetëve për ditën sovjetike të veteranëve

E mërkurë, 02 October 2019 17:20

Nga Kastriot Dervishi

Nesër Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë qokët e radhës për të përkujtuar konferencën e parë sovjetike të veteranëve, e mbajtur më 20-21 korrik 1957 në Tiranë, në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë te rruga e Kavajës (sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit), sipas vendimit nr.130, datë 23.4.1957, Sekretariati i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Asokohe u soll statusi i organizatës të veteranëve sovjetikë të luftës, në nenin 1 të së cilës thuhej se qëllimi i formimit ishte “zhvillimi i ekonomisë popullore”, puna edukuese me frymën e “patriotizmit sovjetik”. Grupi nismëtar për krijimin e organizatës së veteranëve të luftës, i kryesuar nga Beqir Balluku u mblodh më 20.5.1957 në Tiranë. Merrnin pjesë Beqir Balluku, Rita Marko e Pilo Peristeri. Merrte pjesë edhe delegacioni i veteranëve sovjetikë i kryesuar nga S.A.Borzenko. Konferencën e deklaroi të hapur Shefqet Peçi. Përshëndeti sekretari i Haxhi Qamilit, Sulejman Zalla. Raportin kryesor e mbajti Sadik Bekteshi. Ndër të tjera në këtë raport thuhet:

“Vepra më e madhe e lavdishme e partisë sonë është miqësia me Bashkimin Sovjetik. Ajo qysh në fillim e orientoi popullin nga Bashkimi Sovjetik dhe i tregoi atij se nga Bashkimi Sovjetik do të vinte liria dhe se vetëm shteti i punëtorëve dhe fshatarëve të çliruar do ta përkrahte, do ta çlironte, do ta mbronte dhe do ta ndihmonte popullin tonë të vogël në përpjekjet e tij për liri dhe pavarësi. Ndërsa Bashkimi Sovjetik është guri themeltar i të gjitha fitoreve tona, si në luftën për çlirim, ashtu edhe në periudhën e rimëkëmbjes dhe sot për ndërtimin e socializmit.Ne jemi të fortë se kemi në krye Bashkimin Sovjetik, i cili gjatë 40 vjetëve të jetës së tij ka treguar se nuk ka forcë në botë që të mundë socializmin, nuk ka forcë në botë që ta mundë sistemin e punëtorëve dhe të fshatarëve. Nën shembullin e veteranëve sovjetikë, në bashkëpunim me ta dhe me gjithë veteranët e botës, veteranët e luftës së popullit shqiptar kanë për detyrë të luftojnë për ruajtjen e paqes në botë, për jetën e qetë, të shëndetshme dhe të lumtur të vatrave familjare, kundër luftënxitësve imperialistë. Bashkimi sovjetik është mbrojtësi më i flakë dhe më i vendosur i paqes...Bashkimi Sovjetik është kështjellë e pathyeshme e paqes midis popujve. Është detyrë e veteranëve të luftës, të punojnë pa u lodhur, për ta çelikosur akoma më shumë dashurinë dhe miqësinë e madhe të popullit tonë, ndaj popujve të Bashkimit Sovjetik, sepse kjo është garancia më e sigurt për pavarësinë e të ardhmen e vendit. Shpresat për ditë më të mira, për të ardhme më të lumtur, lindën atëherë kur u krijua vendi i parë i socializmit në botë Bashkimi Sovjetik”.

Konferenca zgjodhi komitetin drejtues dhe presidiumin me 17 vetë, president u zgjodh gjeneral-kolonel Beqir Balluku, ndërsa zëvendëspresidentë Spiro Moisiu dhe Shefqet Peçi. Sekretar Abdyl Hakiu. Gjatë gjithë ekzistencës së saj, kjo organizate ka qenë gjithnjë sovjetike. Përherë enveriste e komuniste, veprimtare e përçarjes kombëtare, gjithnjë strofull persekutorësh, mbrojtëse e veprave terroriste komuniste dhe një terroristi të kalibrit ndërkombëtar si Enver Hoxha, i cili i bëri popullit shqiptar ato krime që asnjë pushtues nuk ia ka bërë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mik me Epstein, princi Andrew jep dorëheqjen nga funksionet publike

Aktualitet

Mik me Epstein, princi Andrew jep dorëheqjen nga funksionet publike

Princi i Britanisë së Madhe Andrew ka vendosur të heqë dorë nga funksionet publike. Djali i dytë i Mbretëreshës Elizabeta II akuzohet se ka pasur miqësi me pedofilin Jeffrey Epstein, njëri...

Strazimiri: Po përgatitemi për zgjedhje, qëllimi është të shpëtojmë vendin

Politikë

Strazimiri: Po përgatitemi për zgjedhje, qëllimi është të shpëtojmë vendin

Partia Demokratike është duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora ish-deputeti Gent Strazimiri tha se qëllimi i opozitës është që të...

Gjirokastër/ Shpërthen tritoli në banesën e muratorit

Aktualitet

Gjirokastër/ Shpërthen tritoli në banesën e muratorit

Një shpërthim i fortë është dëgjuar këtë mbrëmje në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një sasi tritoli ka shpërthyer në një banesë private. Mësohet se banesa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!