AGBV-ja e djeshme

Hënë, 07 October 2019 15:57

Nga Kastriot Dervishi

Anëtarët e Grupeve të Bashkuara Vullnetare (AGBV) që po na rikthehet ditët e sotme, pavarësisht se jetojmë në kohë tjetër, bënin pjesë në struktura vullnetare që ndihmonin Drejtorinë e Policisë Popullore. Ata dalloheshin nga një  shirit i kuq që mbanin në krah. Anëtarët ishin të organizuar në njësite lagjeje e deri në brigada. Forca kryesore e tyre ishin pensionistët, pavarësisht se në fotografi zyrtare ata shmangeshin. AGBV-të ishin pjesërisht të armatosur. Ata bënin shërbim të përforcuar në ditë festash, vizita të anëtarëve të Byrosë Politike, ose ngjarje të rëndësishme. Anëtarët e AGBV-së zgjidheshin nga të plotfuqishmit e lagjeve, me miratim të strukturës së Degës së Punëve të Brendshme. Askush prej tyre nuk paguhej.

Modifikuar më Hënë, 07 October 2019 15:59

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mik me Epstein, princi Andrew jep dorëheqjen nga funksionet publike

Aktualitet

Mik me Epstein, princi Andrew jep dorëheqjen nga funksionet publike

Princi i Britanisë së Madhe Andrew ka vendosur të heqë dorë nga funksionet publike. Djali i dytë i Mbretëreshës Elizabeta II akuzohet se ka pasur miqësi me pedofilin Jeffrey Epstein, njëri...

Strazimiri: Po përgatitemi për zgjedhje, qëllimi është të shpëtojmë vendin

Politikë

Strazimiri: Po përgatitemi për zgjedhje, qëllimi është të shpëtojmë vendin

Partia Demokratike është duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora ish-deputeti Gent Strazimiri tha se qëllimi i opozitës është që të...

Gjirokastër/ Shpërthen tritoli në banesën e muratorit

Aktualitet

Gjirokastër/ Shpërthen tritoli në banesën e muratorit

Një shpërthim i fortë është dëgjuar këtë mbrëmje në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një sasi tritoli ka shpërthyer në një banesë private. Mësohet se banesa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!