1947/Nxënësit normalistë kërkonin dënime ekstreme për “grupin e deputetëve”

E mërkurë, 09 October 2019 18:28

Nga Kastriot Dervishi

Më 4-27 shtator 1947 në sallën e kinema "17 nëntori", në Tiranë Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake i formuar nga: major Niko Çetës - kryetar, kapiten I Nexhat Hyseni, kapiten II Mustafa Iljazi, me pjesëmarrjen e ndihmësprokurorit të përgjithshëm Josif Pashko, gjykoi grupin e parë të deputetëve (disa prej tyre ishin deputetë), si pjesë e 5 grupeve “tekniko-intelektualë” të kategorizuar nga regjimi si elementë kundërshtarë. Me vendimin nr.187, datë 27 shtator 1947 të Gjykatës së Lartë 3 veta u dënuan me varje në litar dhe 13 me pushkatim. Më 9 tetor 1947 Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi faljen e jetës së të dënuarve. Ekzekutimet u kryen mëngjesin e datës 10 tetor 1947. Lista e të dënuarve me vdekje:

Me vdekje në litar:

1-Shefqet Beja, (në Tiranë)

2-Riza Alizoti, (në Kuçovë)

3-Sulo Klosi; (në Rubik)

Me vdekje, me pushkatim në Tiranë:

4-Selaudin Toto

5-Irfan Majuni

6-Enver Sazani

7-Sheh Ibrahim Karbunara

8-Hysen Shehu

9-Agathokli Xhitoni

10-Abdyl Kokoshi

11-Salim Kokalari

12-Beqir Çela

13-Mehmet Prishtina

14-Paolo Saggioti

15-Tefik Deliallisi

16-Pertef Karagjozi

Telegrami i normalistëve

Jehona e procesit ishte e madhe në të gjithë vendin. Të gjitha mjetet e propagandës zyrtare e kishin mbajtur lart frymën e agjitacionit dhe urrejtjes klasore. Njeriu i ri, ndonëse në fillimet e tij, merrte pjesë dhe jepte kontributin e tij në vendet ku zhvilloheshin gjyqet, si dhe në formën e telegrameve. Një i tillë ishte ky i shkollës Normale të Elbasanit. Kolektivi i këtushëm, i mbledhur me rastin e “konferencës historike të Pezës” kishte ndjekur “me vëmendje të madhe” procesin kundër “armiqve të popullit, deputetëve tradhtarë, sabotatorëve të pushtetit e të reformave tona, agjentë të fëlliqur ke imperializmi amerikan, plehna të Ballit e Legalitetit”. Për këtë arsye, ata kërkonin “dënimin e pamëshirshëm me vdekje”, sepse kështu zhdukej “fara e tradhtisë”.

Modifikuar më E mërkurë, 09 October 2019 19:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...