“Nëse shpërthen një revoltë…” Zbulohet intervista e Ismail Qemalit në lidhje me kryengritjen e Shqipërisë së jugut

Hënë, 04 November 2019 10:20

Nga Aurenc Bebja

“L’Echo de Paris” ka botuar, të martën e 17 prillit 1911, në faqen n°3, intervistën e korrespondentit të gazetës “Piccolo” me Ismail Qemalin, në lidhje me kryengritjen e shqiptarëve të jugut, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Revolta shqiptare
Ekziston frika e një kryengritjeje në Shqipërinë jugore

1572802979

Vjenë, 16 prill.

Korrespondenti i Piccolo-s (Gazetës së Triestes) në Konstandinopojë ka mundur të bisedojë, së fundmi, me deputetin shqiptar Qemal beun :

“Një pakënaqësi ogurzezë, deklaroi deputeti, zotëron në mesin e popullit të Shqipërisë jugore, megjithëse ai shfaq ndjenja më paqësore sesa ai i veriut, por nuk duhet të çuditemi nëse një kryengritje ndodh në Valesa (Vlorë).

Shqiptarët, shtoi Qemal Beu, i janë lutur qeverisë që prej disa muajsh që ti japë fund shtypjes me të cilën vendi i tyre fatkeq gjendet i tronditur.

Nëse shpërthen një revoltë, do të duhet derdhur gjak për ta shypur, të shpenzohen shuma të mëdha parash, të përballemi me vështirësi pothuajse të pakapërcyeshme, veçanërisht pasi trupat turke do të duhet të luftojnë kundër një populli të reduktuar në dëshpërim dhe që mban në thellësitë e zemrës së tij fyerjet për të cilat ai ka qenë objekt.

Kujtimi i metodave të përdorura vitin e kaluar nga ushtria kushtetuese, e cila, për të shtypur kryengritjen, i vuri zjarrin çdo gjëje, është më i gjallë se kurrë.

Dha ja tani, qeveria turke është gati të predikojë luftën e shenjtë.”/darsiani.com

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kushtet në konvikte, studentët: Gjendja katastrofike

Aktualitet

Kushtet në konvikte, studentët: Gjendja katastrofike

Konviktet në të cilat jetojnë studentët nuk plotësojnë as kushtet minimale ndërsa studenteve u duhet që të ndeshen me probleme nga më të ndryshmet. Edhe pse konviktet iu nënshtruan rikonstruksionit...

Manjani ironizon Koçijançiç: Falë kontributit të Delegacionit të BE në Tiranë, jemi pa gjykata

Politikë

Manjani ironizon Koçijançiç: Falë kontributit të Delegacionit të BE në Tiranë, jemi pa gjykata

Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e zëdhënëses së Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç, e cila shprehu mbështetjen për Ambasadorin e BE-së në Tiranë. Në një publikim në rrjet, Manjani shprehet me...

Po riparonte defektin në Yzberisht, dëmtohet punonjësi i OSHEE!

Aktualitet

Po riparonte defektin në Yzberisht, dëmtohet punonjësi i OSHEE!

Një punonjës i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mbetur i dëmtuar gjatë punimeve për rregullimin e defektit në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Sipas njoftimit të OSHEE...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!