1942/Vrasja e Mine Bilalit në dy raporte arkivore

E mërkurë, 06 November 2019 16:20
Mine Bilali (Peza) sipas përshkrimit skicë të librit "Yje të pashuar", në të cilin nuk janë referuar dokumentet arkivore Mine Bilali (Peza) sipas përshkrimit skicë të librit "Yje të pashuar", në të cilin nuk janë referuar dokumentet arkivore

Kastriot Dervishi

Informacione e mëposhtme arkivore bëjnë fjalë për ngjarjen para burgut të vjetër në Tiranë, në të cilën u plagos rëndë e vdiq më pas, shtetasja Mine Bilali.

Raporti i parë

Raporti i datës 17.9.1942 i nënshkruar nga Silvio Rubino i Komandës supreme të Karabinierisë Mbretërore të Shqipërisë drejtuar Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme:

"Rreth orës 16.30 të ditës së sotme, në hyrjen e lokalit të burgut civil, rreth 50-60 gra, një pjesë të ardhura për të folur me të burgosurit, kaluan në demonstratë violente protestimi, ndërsa personeli i ruajtjes zhvillonte kontrollin dhe përkufizimin e tyre persona. Disa prej tyre bile sulmuan ushtarakët e rojës, të cilët i shtynë me qëllim disa herë me pushkë duke shkaktuar largimin e menjëhershëm të grumbullit. Gratë u drejtuan pastaj duke kënduar këngë revolucionare drejt qendrës së qytetit duke kaluar në rrugën “Princi i Piemontit” dhe “Sulejman Pasha”, të cilët u përballën dhe u shpërndanë nga forca publike (karabinierë dhe agjentë të sigurimit publik), u arrestuan më tepër se 30. Në fillim të manifestimit, të burgosurit morën pjesë në demonstratën e protestës me britma rebelimi dhe ndërsa ata të grumbulluar prapa hekurave të katit të parë, ju bindën urdhrit të forcës publike, të tjerët që qëndronin prapa hekurave të katit të sipërm, u larguan vetëm pas disa të shtënave armë zjarri, duket pa rrjedhime. Deri tani është vërtetuar se ka mbetur e plagosur rëndë një farë Mine Llalli, 70 vjeçe. Vazhdojnë vërtetimet e përgjegjësive".

Raporti i dytë

Prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti ka dërguar më 18 shtator 1942, një raport mbi incidentin e ndodhur para burgut të Tiranës. Ky raport bën fjalë mbi viktimat dhe të plagosurit nga të dy palët. Është interesante të thuhet se nga të dy palët ka pasur të plagosur. Viktima e ngjarjes e quajtura Mine Bilali që duhet të jetë ajo që njihet me emrin Mine Peza figuron e vdekur në spital pas plagëve të rënda që ka marrë. Raporti në lidhje me këtë ngjarje është si vijon:

“Kemi nderin me ju njoftuar se: me 17 shtator 1942, nga ora 16.30, një sasi grash dhe vajzash janë grumbulluar te porta e jashtme e lokalit të burgut, ku kanë kërkuar me u takuar me të burgosurit. Atë kohë, gardiani i rojës Mehmet Ali Konitca dhe gardiania Mejreme Llabunishti, si zakonisht dhe aq ma tepër duke dyshuar dhe nga shumica, kanë kërkuar të bëjnë kontrollimin e duhur para se t’i lejonin të hynë brenda, por këta kanë refuzuar duke tentuar mandej të hyjnë me forcë dhe duke gërthitur: “Duam lirinë e vëllezërve tonë”. Duke u parë gjendja e vështirë pse nga britmat e manifestuesve janë grumbulluar dhe të burgosurit ndër hekura, gati me i thye, menjëherë  është urdhëruar dyfishimi i rojës dhe shtimja me pushkë për frikësim, të cilët filluan me u shpërnda. Në kohë e sipër menjëherë ka shkuar personalisht titullari i kësaj prefekture, i cili mbasi i porositi të burgosurit për t’u larguar nga hekurat e që nuk u bindën, urdhëroi që rojet të hapin zjarr kundra tyre, të cilët me një herë mbas kësaj u larguan. Nga të burgosurit asnjë i vramë ose i plagosur, kurse nga rojet, prej kthimit të plumbave që ndeshen ndër hekura, janë plagos lehtë: gardiani Qazim Zaja,  një mareshal, dy ushtarë dhe karabinieri ordinancë i titullarit kësaj prefekture Gjetan Gjoçi. Nga manifestuesit e jashtëm mbetën të plagosur një grua e quajtur Mina Bilali 70 vjeçe, e cila ma vonë vdiq në Spitalin Civil ku qe dërguar për mjekime dhe Petro Veledini 22 vjeç nga Vlora që është deklaruar i shërueshëm për 20 ditë. Manifestuesit e larguan nga burgu, kanë vazhduan pjesë-pjesë manifestimin në rrugën “Princ Umberti” (rruga e Durrësit) dhe në rrugën e Shkodrës, arma e KK.MM dhe agjentët e policisë i shpërndanë me shpejtësi duk vënë menjëherë rendin e qetësisë në vend dhe duke arrestuar na 30 persona  nga të cilët shumica gra e vajza.

(botohet me korrektim letrar)

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...