Një “hero i bulevardit”, i vrarë në sulm kundër kuksianëve

E Enjte, 07 November 2019 16:09
Faksimile të raportit të vitit 1944 si dhe fotografia në librin "Yje të pashuar" në vitin 1971 Faksimile të raportit të vitit 1944 si dhe fotografia në librin "Yje të pashuar" në vitin 1971

Nga Kastriot Dervishi

Një tjetër “hero” fotoja e të cilit është vendosur në bulevard, Hysen Çino, është fiks i vrarë në luftën civile teksa komunistët sulmuan fshatin Buzëmadhe në Kukës. Promovimi i fotos së tij nuk është asgjë tjetër veçse mbajtja gjallë e frymës së kësaj lufte vëllavrasëse dhe antikombëtare. Emri i tij gjendet në librin “Yje të pashuar”, Tiranë 1971, volumi II në faqet 409-411. Përveç anës folklorike, nuk ka asnjë informacion tjetër përveçse faktit se është vrarë në fshatin Buzëmadhe të Kukësit, aty ku komunistët sulmuan, dogjën dhe vranë. Le të shohim faktet. Në një raport të datës 1.10.1944, për shtabin e korparmatës së parë, nënshkruar nga Luma nga komandanti i brigadës së 5-të Shefqet Peçi dhe komisari Delo Balili, shpjegohen veprimet nga 5-30 shtator në zonën e atjeshme. Në mënyrë të përmbledhur:

“Popullin e krahinës e kishin alarmuar dhe mobilizuar me zor kundra nesh. Forcat tona dogjën me këtë rast në Novoselë 2 shtëpi, në Topojan 3 shtëpi dhe në Lusën 18 shtëpi. Në sulmin e rebelëve (kështu quhet popullsia vendase që nuk pranonte komunizmin-shënim) dhe për shpartallimin e tyre mbetën nga ana jonë këta të vrarë: kapiten Hysen Çino nga Vranishti (komandant i batalionit III), ap (anëtar partie-shënim), Dadan Selfo ap, (përgjegjës rinie në një kompani, Milo Arifinga nga Velça e Vlorës (partizan), Destan Zeqiri (partizan), Xhafer Mahmuti (partizan), Laze Ysni (partizan), Haxhi Ago dhe të plagosur lehtë 4 partizanë, të gjithë të batalionit III. Nga batalioni I patëm këto dëme, të vrarë: Hasan Qejvani nga Kallarati i Kurveleshit (përgjegjës skuadre, ap), Hanko Gjata nga Tragjasi i Vlorës (partizane e shquar), Hasan Qerimi, Smail Kaso, Ramiz Ibrahimi, Stavro Kusha, Xoxi Kosta, Agjah Dauti, partizani italian Mamiferi. Patëm edhe 5 partizanë të plagosur rëndë nga të cilët njëri vdiq në spital. Nga batalioni II patëm këto humbje, të vdekur: Kapo Azemi nga Gjormi i Vlorës (komandant kompanie, ap), Dervish Ali nga Tërbaçi (zëvendëskomandant kompanie, ap), Agron Ali nga Tragjasi i Vlorës (komisar kompanie), Sheremet Çerçizi nga Vajza e Vlorës (përgjegjës skuadre, ap), Shaqo Hasani nga Shkoza e Vlorës, Mete Mystehaku nga Vajza e Vlorës, Osman Rrapo nga Tërbaçi i Vlorës dhe partizani italian Biscoti Gerubini. Po ashtu 6 partizanë eë tjerë të plagosur rëndë, nga të cilët njëri vdiq në spital (Nexhip Xhelo nga Tërbaçi i Vlorë). Humbjet e mësipërme na janë shkaktuar më shumë në fillim nga sulmi i befasishëm që na bënë forcat e shumta bashibozuke dhe pastaj nga goditje në prapashpinë që na bënin katundarët”.

2 komente

  • Përgjigju Vuk Karagjiqi

    Hani mut qeras Kaco islamuti

    E Enjte, 07 November 2019 23:46 komentuar nga Vuk Karagjiqi
  • Përgjigju Kosta

    Bravo rrebelet dhe bashibozuket kuksiane....perse nuk i cfarosen te gjithe ...sa pak ap. kane vrare...

    E Enjte, 07 November 2019 16:45 komentuar nga Kosta

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ditën në gjumë, natën në punë/ Ja si u arrestuan tre grabitësit shqiptarë të vilave

Aktualitet

Ditën në gjumë, natën në punë/ Ja si u arrestuan tre grabitësit shqiptarë të vilave

Tre shtetas shqiptar të moshave,  24, 30 dhe 33 vjeç, të cilët ushtronin aktivitetin në grabitjen e banesave kanë rënë në prangat e policisë italiane. Të tre këta shtetas kishin mundur ...

Fiona Hill: Ukraina ndërhyri në zgjedhjet amerikane? Është një trillim i shërbimeve ruse

Globi

Fiona Hill: Ukraina ndërhyri në zgjedhjet amerikane? Është një trillim i shërbimeve ruse

Ish-zyrtarja e lartë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha të enjten gjatë dëshmisë në procesin hetimor ndaj Presidentit Trump se është “një trillim” se Ukraina, dhe jo Rusia, ndërhyri në...

Lisien Bashkurti: Normat diplomatike ndërkombëtare, sovraniteti shtetit, reagimi i Presidentit

Politikë

Lisien Bashkurti: Normat diplomatike ndërkombëtare, sovraniteti shtetit, reagimi i Presidentit

Prof. Lisen Bashkurti – Kohët e fundit, në mënyrë të vecantë pas adoptimit të reformës në drejtësi me ndryshimet kushtetuese të korrikut 2016, ka disa diplomatë dhe përfaqësi të huaja të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!