Heroin e bulevardit e çuan me zor në frontin e luftës

Premte, 15 November 2019 16:08
Diskutimi i Byrosë Politike i vitit 1969 dhe Xhemal Kada e Ramiz Varvarica në luftën e Spanjës (1936-1939) Diskutimi i Byrosë Politike i vitit 1969 dhe Xhemal Kada e Ramiz Varvarica në luftën e Spanjës (1936-1939)

Nga Kastriot Dervishi

Diskutimet për heronjtë Byroja Politike i bëri ditën që mori vendimin, më 17.11.1969. Në fillim u votuan pa diskutim emrat e Ali Kelmendi, Avni Rustemit, Mujo Ulqinaku. Pastaj u kalua te ata që ishin vrarë në luftën e Spanjës. Mehmet Shehu thotë se Ramiz Varvarica (hero i bulevardit) kish qenë edhe anëtar i Partisë Komuniste Spanjolle. Miratohet që t’u jepen dekoratat këtyre, si dhe Xhemal Kadës (hero i bulevardit), Musa Fratarit (hero i bulevardit)  dhe Veli Dedit që jetonte. Nga deklarimi i Mehmet Shehut del se Kada kishte braktisur frontin dhe se në Francë, besohet në kushte presioni ishte rikthyer për të gjetur vdekjen. Enver Hoxha pyet për luftën civile Spanjës midis komunistëve dhe antikomunistëve. Në ndihmë të komunistëve kishin ardhur komunistë nga e gjithë bota. Gjenerali Franko shpëtoi Spanjën nga komunizmi, si dhe mbajti qëndrim neutral gjatë Luftës së Dytë Botërore. Komunistët në Spanjë kishin nisur të ndërtonin shtetin e tyre duke bërë krime, shtetëzuar ekonominë, ngritur kooperativa bujqësore, etj. Hoxhës i përgjigjet Mehmet Shehu, i cili thotë se Teni Konomi ishte mbytur në det pa zbritur në tokë, pasi nuk dinte not. Xhemal Kada ishte arratisur së bashku me Veli Dedin nga Akademia e Modenas. Kujtojmë se në bulevard janë vendosur fotot e Asim Vokshit, Xhemal Kadës, Ramiz Varvaricës (ky zëvendësoi Perlat Rexhepin) dhe Musa Fratarit. Vendosja e këtyre sot bëhet për të përkujtuar internacionalizmin komunist. Këto “fashizmit” e dëglat e tjera janë për konsum të brendshëm. Të ishte kaq fashist gjenerali Franko rreshtohej gjatë luftës me Gjermaninë dhe Italinë.

Deklarim i Mehmet Shehut për Xhemal Kadën

“Xhemal Kadën, kur unë shkoja për në Spanjë, e kam takuar në Paris, ku kishte ardhur gjoja me leje, por në fakt ishte tërhequr nga fronti, sepse ishte bërë pak pesimist. Por atje e kuptoi gabimin, bëri autokritikë dhe u kthye përsëri vullnetarisht në Spanjë. Në Francë ndodhej atëherë edhe Petro Markoja, që ishte larguar nga fronti spanjoll, por ky nuk u kthye më dhe hante paratë e fondet tona që mblidheshin e na dërgoheshin nga ju. Kurse Xhemali u kthye përsëri në Spanjë, ku luftoi si ushtar i thjeshtë në këmbësori, gjersa u vra në vijën e frontit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...