Reshat Kripa dhe grupi i trakteve “Atdhetari” në Vlorë

Premte, 06 December 2019 16:18
Një trakt i hedhur në vitin 1951 dhe Reshat Kripa pas daljes nga burgu Një trakt i hedhur në vitin 1951 dhe Reshat Kripa pas daljes nga burgu

Nga Kastriot Dervishi

Megjithëse ishin të rinj gjimnazistë, e luftuan komunizmin me aq sa patën mundësi, nëpërmjet organizimit apo të tjerë nëpërmjet hedhjes së trakteve. Përmbajtja e këtyre është shumë interesante pasi tregon pjekuri politike, krejt e pazakontë për moshën e këtyre 15-16 vjeçarëve të gjimnazit “Ali Demi”. Janë disa të arrestuar të identifikuar. Më 15.4.1950 arrestohet Besnik Qazim Kripa (17 vjeç), dhe më 7.5.1950 Lavdosh Sijat Beqo, Alajdin Mehmet Alemaj. Këta u dënua me 20, 18 dhe 15 vjet burgim, të akuzuar si “armiq” dhe se kishin formuar një organizatë në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë.  Më 29.4.1950 arrestohet Luan Nusret Llupo po nga ky gjimnaz duke u dënuar me 3 vjet burgim.

Por ngjarja më e bujshme mbeti ajo e hedhjes së trakteve nga nxënës të gjimnazit “Ali Demi” në Vlorë. Pas një kohe aktiviteti ata u zbuluan dhe u dënuan. Reshat Kripa konsiderohej “iniciatori i këtij grupi”, i cili “megjithëse në moshë të mitur, i ushqyer me ndjenjat armiqësore karshi popullit tonë nga ana e rrethit familjar”, bisedonte kundër pushtetit “duke u orientuar në lajmet shpifarake të radiove të perëndimit”, duke formuar organizatën “Atdheu”.Reshat Qazim Kripa, Myrteza Ali Baboçi (të dy nga Vlora) dhe Jorgo Dhimitër Besho (nga Çatista e Gjirokastrës) u arrestuan më 25.5.1951.

Gjykata Ushtarake e Durrësit, e kryesuar nga kapiten I Shuaip Shaze, me pjesëmarrjen e ndihmësprokurorit aspirant Gaxho Bexho me vendimin nr.111, datë 11.12.1951, në bazë të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi dy të parët me nga 5 vjet burgim e punë të detyruar dhe Jorgon me 3 vjet. Reshati dhe Myrtezai edhe me konfiskimin e pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.35, datë 17.1.1952 të Gjykatës së Lartë.

Reshati u pyet në DPB e Vlorës nga hetuesi Demir Zhupa. Për ditëlindjen e tij jepen dy data: 24 maj 1935 në hetuesi dhe 10 prill 1936 sipas gjendjes civile. Familja e Reshatit merrej me tregtinë e vajit të ullirit, pasi kishin edhe një makinë përpunimi. Në vitet 1942-1946 ka qëndruar në Tiranë. është kthyer në Vlorë. Aktivitetin e hedhjes së trakteve, e ka filluar pas arrestimit të të vëllait më 15.4.1950. Përveç këtij fakti, arsyet të tjera ishin gjendja e vështirë ekonomike dhe besimi te demokracitë perëndimore i SHBA e vendet e tjera. Për organizatën merret vesh se kishin dijeni edhe Fadil Xhemil Meçe, Luan Koka, Spiro Kokaveshi, etj. Reshat Kripa vuajti nëpërmjet punës së detyruar 4 vjet, 6 muaj, 16 ditë burgim. U lirua më 11.12.1956. Ai ndërroi jetë në Tiranë më 5 dhjetor 2019.

 

Dy trakte të shkruara nga gjimnazistët

Errësira ka mbuluar gjithë dhenë,

Robëria ka plakosur mëmëdhenë.

Zija, vaji dhe mjerimi mbretërojnë,

Vrasja dhe litari sot gjykojnë.

Një kuçedër e tërbuar po pi gjak,

Një popull i robëruar kërkon hak.

Mos bëni si keni bërë gjer më dje,

Po të ngrihemi të gjithë për atdhe.

Të ngrihemi të dëftojmë trimëri,

Ja  të vdesim, ja të rrojmë në liri!

***

Luftoni  për liri, për jetën e lumtur!

Mos kini frikë nga vdekja sepse:

Kush bënë vdekjen për atdhe,

Ai s’ka vdekur, por ka le!

Poshtë Stalini dhe satelitët e tij!

Poshtë këlyshi i Stalinit, duhanxhiu Enver Hoxha!

Poshtë satrapi Mehmet Shehu!

1 koment

  • Përgjigju pll dega vore

    Lavdi për gjithë personat e rezistencës qëndrestar të diktaturës!
    Lavdi per dëshmorët e demokracisë që u dënuan me vdekje për agjitacion e propogandë dhe qe ishin kundër diktatures komuniste!
    Sepse këta dëshmor të vrarë nga rregjimi kriminal, janë herojt dhe historia e vërtetë e kombit tonë.
    Respekt për gjithë të burgosurit politik dhe personat e përndjekur nga shtei i diktatorve hoxha-berisha nga viti 1944-2019!
    Sepse këta kundërshtar janë forca e rezistencës kundër shtetit kriminal policor enverjan-berishjan.
    Sali Berisha dhe organizata e krimit tij nga viti 1992-2019, kjo bandë krimi e organizuar e komunizmit, kishte projektuar zhdukjen të gjitha gjurmëve kriminale të bëra nga diktatura komuniste.

    Krimineli-vrasës-hajdut Sali Berisha është një komunist-antidemokratik në Shqipëri dhe me ndikim për gjithë Ballkanin.

    Marshalli i komunizmit Sali Berisha me organin e korruptuar të drejtesise (me polci dhe prokuror e gjykate te korruptuar), Ai nga viti 1992-2019, ka mbuluar dhe ka fshehur të gjitha krimet e rënda dhe kriminelet e diktaturës komuniste nga viti 1944-2019.

    Po marshalli i komunizmit Sali Berisha edhe në 2019, përsëri me partitë fallso- fantazmo të kualicionit të tij familjar, ai kërkon të pengoj reformat në drejtësi, ai kërkon të destabilizoj gjithë Shqipërinë.

    Marshalli i komunizmit Sali Berisha me ish kriminelet e diktaturës dhe me ish spiunët antikombëtar, ai nga viti 1992-2019 ka formuar në Shqipëri shtetin e terrorizmit-kriminal-policor-berishjan.

    Pa u zbardhur krimet e rënda të bëra nga diktatura komuniste alia-berishjane nuk ka liri dhe përparim demokratik në Shqipëri.

    Diel, 08 December 2019 20:50 komentuar nga pll dega vore

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“I bija telefonit, nuk ma hapte. Mora vesh se vajza kishte tentuar t’i jepte fund jetës”

Aktualitet

“I bija telefonit, nuk ma hapte. Mora vesh se vajza kishte tentuar t’i jepte fund jetës”

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, Shqipja rrëfeu në studio se kur vajza e saj ishte 15 vjeç vendosi ta martonte. Gjërat po shkonin mirë deri...

VIDEO-PREKËSE/U diagnostikua me sëmundje të rëndë, nëna i vendos djalit dhe nuses unazat në emision

Aktualitet

VIDEO-PREKËSE/U diagnostikua me sëmundje të rëndë, nëna i vendos djalit dhe nuses unazat në emision

Rubrika ”Ka një mesazh për ty” në Tv Klan ka sjellë sot historinë e dhimbshme të zonjës Valbona. Ajo është diagnostikuar me një sëmundje tumorale dhe prej disa vitesh është...

FOTO/ Ngricat dhe bora, ARRSH informon për dy akset në Veri

Aktualitet

FOTO/ Ngricat dhe bora, ARRSH informon për dy akset në Veri

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon lidhur me dy akse në Veri, Kukës- Fushë Arrëz dhe Fushë- Arrëz Pukë duke thënë se qarkullimin vijon normalisht. Pasi këto dy akse ishin problematike për shkak...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!