“Antifashistit” Mustafa Matohiti, regjimi fashist i dha gjithë rrogat për mjekimin në Itali

E Enjte, 05 December 2019 16:22

Nga Kastriot Dervishi

Vitin 1939 (pjesa fashiste), 1940, 1941, Mustafa Matohiti vijonte rregullisht shërbimin ndaj regjimit fashist si kryetar i Komunës së Dukatit. Për arsye shëndetësore ai u shtrua në Itali në një sanatorium të njohur. Mund të ishte kuruar në Tiranë, por nuk e pëlqeu këtë donte kurim të specializuar. Pavarësisht iu bënë 6 muaj që ishte shkëputur, vendi nuk iu zu. Rroga vazhdonte. Për shkak të një vonese të kësaj rroge, i deklaroi sanatoriumit që mospagimi i një shume lidhej me procedurat. Në kërkesë edhe të letrës së doktorit të spitalit, iu shkrua Zyrës Politike dhe të Personelit të Ministrisë së Punëve të Brendshme që ishte në fakt shërbimi sekret i kohës. Në kohë rekord jepet urdhri që “antifashistit” Mustafa Matohiti, t’i paguhet paga e plotë e kohës që nuk ishte në detyrë.

***

Sanatoriumi i Parë Italian

Doktor Ausonio Zubiani

Administrata

3 shkurt 1941, XIX

Të nderuarës Ministri të Punëve të Brendshme, Zyrës Politike, Tiranë

Nga 4 gushti 1940, si pasojë e interesimit të Kryqit të Kuq Shqiptar, dergjet në këtë sanatorium, zoti Matohiti Mustafa Podesta nga Dukati. Ai pohon se prej disa muajsh nuk i vjen rroga që i takon me të drejtë nga ana e kësaj ministrie të respektuar dhe si pasojë nuk është në gjendje të paguajë kuotën që i ngarkohet për qëndrimin këtu. Kjo administratë ka bërë durim për disa muaj, por meqenëse tani borxhi personal i zotit Matohiti arrin shumën 5968.05 lireta, për arsye që duken qartë, nuk mund të presë më. Na lejoni pra t’i kërkojmë kësaj ministrie të nderuar nëse zotit Matohiti mund t’i bëhet çek së shpejti, sepse përndryshe, me keqardhje, do të jemi të detyruar ta largojmë.

***

Mbretëria Shqiptare

Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra Politike dhe e Personelit

Tiranë, më 6 shkurt 1941

Lënda: Mbi pagimin e rrogave të z.Mustafa Matohiti

Kryetari i Komunës së Dukatit, z.Mustafa Matohiti, me një letër i i ka drejtuar titullarit të këtij dikasteri nga Sanatoriumi Pineta di Sortenna Sondrio, ku është rikoveruar si suspest TBC, ankohet që nuk i janë paguar rrogat që nga tetori e këndej.Meqë i përmenduri lshtë i detyruar shumë kundrejt Sanatoriumit në fjalë, aq sa administrata e tij shtrëngohet ta nxjerrë jashtë e ta lërë rrugëve, për të mos u marrë nëpër këmbë prestigji i një nëpunësi në një vend të huaj, lutemi dispononi kategorikisht pranë Komunës së Dukatit që brenda një jave, t’i paguajnë z.Matohiti të gjitha rrogat e palikuidura deri më sot, përfshirë në formë paradhënie edhe rrogën e muajit shkurt 1941 e t’ia dërgojë me çek bankar, direkt në drejtimin e sipërshënuar. Përfundimi të na njoftohet me telegram

Ministri

Maliq Bushati

Modifikuar më E Enjte, 05 December 2019 17:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...