“Çlirimi” imagjinar i Ersekës nga “bishti” në largim

Hënë, 09 December 2019 16:55
Festimet e këtij viti të "çlirimit" të Ersekës dhe pjesë nga historiku i Brigadës së 2-të komuniste ku flitet për goditjen e bishtit të autokolonës Festimet e këtij viti të "çlirimit" të Ersekës dhe pjesë nga historiku i Brigadës së 2-të komuniste ku flitet për goditjen e bishtit të autokolonës

Nga Kastriot Dervishi

Në vendet e vogla, për shkak të fuqisë së tyre, e rëndësishme është qëndresa ndaj pushtimeve nazifashiste. Kjo vinte si logjikë e faktit se numri i vogël i forcave përballë bënte të pamundur një fitore të menjëhershme apo luftës ballafaquese nëpërmjet së cilës mund të vinte çlirimi. Nuk ka asnjë dyshim që edhe datat e vendosura për politikë si “data çlirimi” nuk janë gjë tjetër veçse koha e largimit e ushtrisë naziste.

Nga koleksioni i marrive të vitit 2019 rreth përkujtimit të “çlirimeve” kam ruajtur edhe fotot e ceremonive të Ersekës. Edhe këtu në prani të fëmijëve, u zhvilluan ceremoni në mënyrë që gënjeshtrat e diktaturës komuniste të vijojnë besnikërisht pa i lëvizur asgjë. Do i referohem të dhënave arkivore.

Në historikun e Brigadës së 2-të janë rreshtuar një sërë luftimesh nga data 25.10.1943 (pra para formimit zyrtar). Ndër të tjera këtu flitet edhe për “çlirimin” e Leskovikut dhe të Ersekës. Nga aq sa lexon nuk të krijohet ndonjë bindje se ushtria naziste kishte ndër mend të qëndronte këtu dhe partizanët i kanë mundur. Është e qartë se kemi të bëjmë me largim. Midis të tjerash, në këto shënime thuhet: “Batalioni i 4-t sulmon Ersekën me një luftë të ashpër kundër bishtit të ushtrisë gjermane në tërheqje dhe e çliron këtë qytet”. D.m.th. ushtria gjermane po largohej, partizanët i godasin bishtin dhe kjo quhet “çlirim”.

Në librin e Shyqyri Ballvora, “Zhvillimet politike në periudhën e luftës nacionalçlirimtare”, Tiranë 2004, faqe 639, thuhet: “Tetori i vitit 1944 në qarkun e Korçës ishte muaji i veprimeve luftarake të dendura të forcave partizane kundër armikut. Më 3 tetor (1944) komanda e trupave gjermane të juglindjes lëshoi urdhrin të zbrazej e gjithë Shqipëria e jugut. Mirëpo pjesë të veçanta të saj nuk mund të zbrazeshin pa u tërhequr grupimi ushtarak që ndodhej në Greqi. Në mbrëmjen e datës 19 tetor partizanët hynë në Leskovikun e çliruar. Populli i priti luftëtarët e vet me përzemërsi e brohoritje dhe së bashku me partizanët festoi fitoren e lirisë së vërtetë, ndërsa më 20 tetor u çlirua Erseka”.

Përveçse ka një mospërputhje midis datave, është e qartë se kemi të bëjmë me një tërheqje të ushtrisë naziste kur i desh qejfi dhe jo se u munduan këta për të na “çliruar”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...