1984/Partia vendoste 15 kg mish për dasma dhe 3 kg për vdekje

Diel, 22 December 2019 17:40

Nga Kastriot Dervishi

Gjatë diskutimeve të datës 1.9.1984 për çështjen e furnizimit me mish doli se për raste dasmash jepeshin me autorizim 15 kilogram mish e për ato të vdekjeve 3 kilogram. Por edhe këtu gënjenin. Thonin që plani në vit për frymë ishte 14 kg, ndërsa një tollon për 4 veta kishte 2.5 kg në muaj që i binte 7.2 kg mish në vit (për qytetet kryesore se fshati nuk llogaritej fare). 3 kg peshk (kryesisht sardele) llogaritej norma për frymë në vit. Kësisoj një individ nuk hante më shumë se 200 gram peshk në muaj. Udhëheqësit e “mëdhenj” pasi e kishin dreqosur këtë vend nga të gjitha anët merreshin me gramët e peshkut e kilogramët e mishit që duhet të hante qyteti se fshatin as e llogarisnin, e konsideronin si kafshë pune. Lexoni diskutimet për të kuptuar udhëheqësit që keni pasur.

Pjesë nga biseda

Enver Hoxha: Sa është norma e furnizimit të popullit me mish për frymë?

Adil Çarçani: Normën e kemi 14 kilogram mish për frymë në vit.

Manush Myftiu: Kaq është normal, por realizimin është 12 kilogramë.

Besnik Bekteshi: Plani i furnizimit si republikë është 15.2. kg mish për frymë në vit me të gjitha nënproduktet e tij, pa peshkun, kurse realiteti është 11-12 kg.

Adil Çarçani: Janë edhe 8 mijë ton peshk, që i bie rreth 3 kilogramë peshk në vit.

Enver Hoxha: Kështu i bie gati 1 kg mish për frymë në muaj. Një familje me 4 veta i takon të marr 4 kg në muaj, pra 1 kg mish në javë. E merr kaq një familje.

Adil Çarçani: jo nuk e merr. I japim 90% të kësaj sasie.

Enver Hoxha: Po se nuk kemi, prandaj nuk i japim. 14 kg mish për frymë në vit është plani, kemi dhënë 12 kg e gjysmë, pra i bie 2 kg e gjysmë në muaj një familjeje që ka 4 veta, por siç thua ti Adil, ndodh që edhe këtë sasi nuk e merr.

Adil Çarçani: Jo, jo, as këtë nuk e merr shoku Enver.

Foto Çami: Disa marrin më shumë, disa marrin më pak.

Enver Hoxha: Pikërisht këtë gjendje duhet ta rregullojmë në mënyrë që të marrin të gjithë. Ka familje që bëjnë dasma me 110 ose 120 e më shumë të ftuar dhe të mendosh që dasma bëhen me dhjetëra gati çdo javë, sidomos në behar. Mirëpo dasmë pa mish nuk bëhet. Unë nuk them që t’i ndalojmë dasmat, por ama duhet kufizuar një çikë furnizimi i tyre.

Foto Çami: Ne jemi përpjekur të vëmë disa norma për këtë punë shoku Enver. Për shmebull, për çdo dasmë nuk jepet më shumë se 15 kg mish.

***

Foto Çami: Restoranti nuk vë më shumë e 15 kg mish. Megjithatë shkelje bëhen, por ne luftojmë që të zbatohen normat dhe rregullat e vendosura. Për këtë qëllim kemi organizuar herëpashere edhe kontrolle. Më parë nëpër lokale shtroheshin darka e dreka edhe për vdekje, kurse tani këto nuk lejohen më të bëhen nëpër lokale.

Adil Çarçani: I bëjnë në shtëpi tani.

Foto Çami: Në shtëpi mund t’i bëjnë, megjithatë edhe këtë e kemi shtruar me forcë në parti, se ky është një zakon anakronik që duhet luftuar. Më përpara, kur nuk kishte kaq hotele e restorante si sot, kur i ndodhte dikujt një vdekje dhe i vinin njerëzit nga fshati, do t’i mbante patjetër për drekë e për darkë, por tani të bësh drekë ose darkë për vdekje në mes të Tiranës ose në çdo qytet qoftë me 50 e me 100 veta, nuk shkon fare. Përveç hallit që i bie, familja duhet të bëjë edhe tërë ato shpenzime që janë baras me atë të një dasme.

Enver Hoxha: Ai që vete për të ngushëlluar në një familje në rast vdekjeje, duhet të mendojë edhe të iki, pra e shumta të pijë kafenë dhe të largohet. Për këtë duhet medoemos t’i bindim njerëzit që të veprohet kështu, të bëhet jetë kjo. Çdo familje te ne, një ose dy dhoma ka; po t’i vijnë 20-25 veta nga fshati, ku t’i mbajë?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...