1984/Diktatori: Populli ynë nuk ankohet, kënaqet me një litër vaj ulliri

Hënë, 23 December 2019 16:02

Nga Kastriot Dervishi

Udhëheqësit e “mëdhenj” vijojnë e diskutojnë se kur duhet të shkojë nusja te dera e burrit. Ata mendojnë se komunistët duhet të jepnin shembullin e parë në rastet e dasmat e të vakive, duke mos konsumuar mishin që ndalonte partia. Pjesa e mëposhtme është ndër më qesharaket. Diktatori e pohon se populli nuk ankohet se “e njeh situatën” (nuk ishim as në luftë që të përligjej ndonjë situatë, por vetëm nga drejtimi i gabuar që Partia e Punës i bënte vendit), por që ishte i kënaqur që po merrte një litër vaj ulliri. Kujtojmë se kjo bisedë është e datës 1.9.1984.

Pjesë nga biseda

Foto Çami: Këtë problem ne e shtruan në radhë të parë për komunistët, të cilët duhet të jenë të parët që t’i luftojnë këto zakone. Asnjëri prej tyre nuk duhet të bënë drekë apo darkë me njerëz të jashtë, kur i ndodh një vdekje në familje.

Adil Çarçani: Ju keni bërë mirë Foto që e keni shtruar si komitet partie këtë problem, por unë mendoj se me një të shtruar nuk realizohet kjo, se janë mentalitete, janë zakone të rrënjosura me vite, ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë.

Enver Hoxha: Këto janë zakone që nuk mund të çrrënjosen me dekrete. Kur dikush marton vajzën apo djalin, do të ftojë në dasmë të afërmit e miqtë dhe kështu i bëhen 100 apo 150 veta të ftuar. Ja, tashti martohet mbesa e Nexhmijes, vajza e Fehmiut. Ajo më tha se i bëhen 120 të ftuar për darkë. “Je në vete? – i thashë - ç’janë gjithë këta?!”. Po kur filloi të m’i numëronte, pashë vërtet se aq bëheshin. Kështu veprohet edhe nga familja e dhëndrit, djalit të Kahremanit. Edhe këtij i bëhen shumë të ftuar, vetëm nga Leshnja do t’u vijnë tërë ata njerëz të afërm e miq, bile edhe pa i ftuar fare, vetëm sa të marrin vesh që në familjen e Kahremanit ka dasmë. Mirëpo ku i dilet dot tërë atyre njerëzve.

Adil Çarçani: Para disa ditësh u bë një dasmë prapa shtëpisë sime, që vazhdoi tri ditë me radhë.

Enver Hoxha: Nusja ikën ditën e tretë.

Adil Çarçani: Pra, akoma teprohet me këto zakone.

***

Foto Çami: Ne jemi të përgatitur për të filluar shpërndarjen e racionuar të mishit.

Enver Hoxha: Si bazë për shpërndarjen e këtij artikulli ushqimor duhet të kemi shifrën 12 kg mish për frymë në vit. Duhet organizuar mirë shpërndarja që secili ta marrë këtë sasi mishi në dyqanin e tij. kështu do të bien rehat nga fjalët edhe pensionistët, për të cilët është krijuar një mendim i gabuar që mund të jetë bërë si plagë, derisa thuhet që vetëm këta marrin gjithnjë.

Foto Çami: U biem edhe ne në qafë pensionistëve, se fundja për kë e marrin mishin ata? Për familjet.

Enver Hoxha: Pra, duhet ta bëjmë një gjë të tillë, shitjen e mishit ta organizojmë sipas lagjeve. Këtë na e detyron nevoja. Duhet të vihen në shitje të gjitha llojet e mishit që njerëzit të mësohen t’i hanë. Një person, kur isha në plazh të Durrësit, më tregonte se mishin e pulës dhe të derrit ua çonim familjeve që pushonin atje deri te dera, por kish prej tyre që nuk e merrnin se nuk e hanë. Ne do të shesim nga gjitha llojet e mishrave, pra edhe mish pule e derri. Në qoftë se ka familje që nuk i duan ato, s’kemi ç’u bëjmë, mish tjetër nuk kemi.

Foto Çami: Në qoftë se familja nuk do ta marrë mishin në ditën e caktuar, nuk ka të drejtë ta marrë ditët e tjera, do të presë pastaj kur t’i vijë radha.

Enver Hoxha: Jemi ngushtë, prandaj detyrohemi të veprojmë kështu, megjithëse na krijohen situata me të vërtetë të vështira, por kemi popullin që e kupton mirë gjendjen dhe nuk ankohet, njerëz të veçantë që ankohen për mungesë mishi ka, bile disa prej tyre thanë që nuk ka fare, etj, etj. por s’ke ç’u bën atyre. Rëndësi ka që popullin e kemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë që kalojmë. Megjithatë, problemin e furnizimit me mish duhet ta zgjidhim. Veçse për këtë produkt puna duhet vepruar e organizuar më me kujdes se të tjerat. Populli është i kënaqur që po i japim një litër vaj ulliri, sepse i japim vaj luledielli sa të dojë, edhe gjalpë mund të marrë në dyqane.

Adil Çarçani: Po, po, për vajin s’ka ndonjë problem, edhe margarinë kemi plot, aq sa një sasi prej saj e eksportojmë.

Modifikuar më Hënë, 23 December 2019 19:21

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Koronavirusi/ Ambasada shqiptare ne Romë: Çfarë po ndodh me njerëzit tanë në Itali

Aktualitet

Koronavirusi/ Ambasada shqiptare ne Romë: Çfarë po ndodh me njerëzit tanë në Itali

Përhapja e Koronavirusit në disa rajone të Italisë ka sjellë dhe reagimin e ambasadës shqiptare në Romë, e cila përmes një deklarate, ka bërë të ditur se deri më tani, asnjë...

Bernie Sanders fiton Nevadën

Globi

Bernie Sanders fiton Nevadën

 Bernie Sanders fitoi të shtunën zgjedhjet brenda partisë në garën për zyrtarizimin e kandidatit demokrat që do të garojë kundër presidentit Trump në zgjedhjet e nëntorit. Me fitoren në Nevada zoti...

EMRAT/Aksioni për “Lojërat e fatit”, gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit

Aktualitet

EMRAT/Aksioni për “Lojërat e fatit”, gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit

Policia e Shtetit arrestoi ditë më parë disa persona, të cilët akuzohen se kanë organizuar lojëra fati në mënyrë të paligjshme. Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!