1945/Shpifja për pjesëmarrjen në 4 shkurt 1944, nëna e dëshmorit të luftës dëshmoi pro Osman Kazazit

Hënë, 03 February 2020 11:09
Deklarata e banorëve të lagjes pro Osman Kazazit Deklarata e banorëve të lagjes pro Osman Kazazit

Nga Kastriot Dervishi

Para një viti, në 75-vjetorin e masakrës së 4 shkurtit 1944, gjatë një tubimi komunist në Tiranë, historiani Paskal Milo tha se “kriminelët e 4 shkurtit kanë sot monumente në sheshe dhe rrugët e Tiranës”. Nuk përmendi asnjë emër për të qenë formalisht në rregull. Atyre që e rrethonin Milon, i falej kjo punë, sepse në fund të fundin i përkasin një grupimi e një kohe dhe nuk mendojnë, por një historiani kurrsesi jo. Lexuesi që nuk jeton dhe as e njeh Tiranën, do të përfytyrojë një qytet të mbushur me emra e buste antikomunistësh. Në fakt është e kundërta. Tirana është e mbushur me buste e emra rrugësh komunistësh (madje edhe terroristësh), krejt pas asnjë logjikë dhe raport të drejtë me historinë. Kësisoj, dallohej lehtas se akuza e Milos ishte për Osman Kazazin, simbol i qëndresës antikomuniste, i cili ka një bust të vogël prapa hotel “Tiranës”. Përbaltja e figurës së Kazazit është bërë sistematikisht nga komunistët këto 30 vitet e fundit, duke kapërcyer edhe qëndrimin zyrtar të gjykatës që e dënoi në vitin 1945, e cila nuk e bën përgjegjës për 4 shkurtin 1944. Por, siç e kanë zakon komunistët, propaganda është mjeti kryesor për të ngulur gënjeshtrat e tyre. Kjo përbaltje nuk bëhet pa qëllim, por drejtohet kundër simboleve antikomuniste.

Le të shohim dokumentet. Farmacisti Osman Kazazi u mor peng (arrestua) nga komunistët më 14.11.1944. U pyet nga komisioni hetimor në një proces që nuk zgjat një faqe letër. Këtu thotë se ka qenë me sektorin e agjitacionit të Ballit në periudhën qershor 1943-qershor 1944. Në dosje më shumë ka dëshmi pro tij sesa kundër. Në gjyq u paraqitën 4 dëshmitarë pro Osmanin dhe 2 kundër tij. U akuzua si “sabotator dhe pengues i luftës si eksponent i qarkorit të Ballit, krah i djathtë i Halim Begesë” (në dosje mungon akuza e prokurorisë sepse është ngatërruar me një rast tjetër). Përpara gjykatës, deklaroi: “Unë nuk e kam luftuar dhe as e kam sabotuar luftën e popullit. Unë kam marrë pjesë gjithnjë në demonstrata kundra okupatorit fashist italian. Unë kam përkrahur lëvizjen duke i dërguar gjëra sanitare, material shtypi e të tjera. Kam qenë anëtar i thjeshtë i Ballit Kombëtar...Unë vetëm kam marrë traktet e Ballit nga shtypshkronja dhe i çoja në komandën e Ballit dhe asnjë veprim tjetër nuk kam bërë. Në shtypin e Ballit kanë qenë Zef Pali, Xhevat Kallajxhiu, Nexhat Peshkëpia.

Në gjyq, kundra dolën dy dëshmitarë, por asnjëri nuk formuloi dot akuzë konkrete. Tipografi 33 vjeçar Myslim Katragjuni, ndër të tjera deklaroi: “Sa për datën fatale të 4 shkurtin, Balli Kombëtar ka patur dijeni më të madhe, d.m.th. se edhe Osman Kazazi ka patur dijeni qysh më përpara se çka do të ngjasi më 4 shkurt”. Në gjyq e ndryshoi këtë deklaratë duke iu përmbajtur një opinioni të pas ngjarjes. Dëshmitari Sali Angoni, 27 vjeçar, tha se e kishte këshilluar të hiqte dorë nga Balli, por as ai (Saliu) nuk dinte “gjëra konkrete” për “arrestimet e spiunllëqe” që mund të kishte bërë Osmani. “Unë nuk di gjë fare mbi këto vepra e pse thotë Myslim Katragjuni në deklaratën e tij, çuditem”-i përgjigjej në gjyq Osmani dëshmitarit.

Pro Osmanit dëshmuan 4 persona: partizani 30 vjeçar Muhamet Qolli nga Kavaja, i cili thosh se Osmani kishte kërkuar të luftohej okupatori dhe se i kish ndihmuar materialisht; 49 vjeçarja Habibe Delli nga Vlora, nëna e dëshmorit Xhezmi Delli, tregonte si e kish ndihmuar vullnetarisht për të gjetur djalin e saj të zhdukur, etj; 22 vjeçarja Violeta Vasil Xhaçka nëpunëse, tregonte për bisedat gjatë luftës, opinionin për të, etj; 27 vjeçari Ludovik Jakova tregonte si ishte fshehur në shtëpinë e Osmanit për të mos e zënë fashistët.

Përveç mungesës së provave, kundër dënimit ishin edhe banorët e lagjes “Ali bej”, të cilët deklaruan se Osmani ishte ndër “djemtë më të ndershëm të lagjes” dhe kurdoherë i kishte ndihmuar. Megjithatë dënimi ishte paracaktuar. Nuk kishin rëndësi provat. Çështja e tij u trajtua nga Gjykata Ushtarake e Krahinës ushtarake të Korpusit të Parë Tiranë e përbërë nga: nënkolonel Bilbil Klosi, Ismail Çaushi, Argjir Lipivani me prokuror major Gjon Banushin. Gjykata me vendimin nr.138, datë 12.5.1945 në bazë të nenit 15 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim e konfiskimin e pasurisë. Sado që vendimi i gjykatës ishte një formulim idiot e pa lidhje, nuk i vë asnjë faj Osmanit për ngjarjen e 4 shkurtit 1944. Midis të tjerash, në vendim thuhet: “I pandehuri gjatë kohës së okupacionit nazi-fashist, ka qenë i lidhur me organizatën tradhtare Balli Kombëtar, duke vënë në dispozicion të saj gjithë fuqitë e tij për shtrirjen e kësaj organizate të helmatisur në popull. Luftëtar i ndërgjegjshëm i bllokut mercenar kundra lëvizjes NÇL ka derdhë helm kundra liridashësve dhe femrës shqiptare që luftonin për interesat jetike të popullit dhe ka paditë botërisht këta si terroristë”. “Ka qenë krahu i djathtë i tradhtarit Halim Begeja, si eksponent i qarkorit të Ballit Kombëtar të Tiranës, ka kontribuar në redaktimin e broshurave dhe trakteve të ndryshme me frymë helmonjëse dhe përçarëse të popullit duke kërkuar në këtë mënyrë me mashtruar popullin për të braktisur ndërmarrjen e shenjtë të çlirimit të atdheut”.

Nga shterimi i të gjithë provave, rezulton se akuzat që i bëhet Osman Kazazit për “pjesëmarrje” në 4 shkurt 1944 është veçse një shpifje dhe ata që e artikulojnë nuk janë veçse shpifës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...