“Mediokër, asnjë cilësi prej udhëheqësi, u zgjodh nga Miladini”

Diel, 16 February 2020 17:46
E.Hoxha dhe N.Spiru në vitin 1944 dhe teksti i letrës në gjuhën italiane E.Hoxha dhe N.Spiru në vitin 1944 dhe teksti i letrës në gjuhën italiane

Nga Kastriot Dervishi

Në nëntor 1944 Niaz Dizdareviçi, instruktori jugosllav për rininë komuniste të Shqipërisë, si dhe pjesëmarrës në plenumin e dytë të Beratit (23-27 nëntor 1944), mundi t’i marrë udhëheqësit të rinisë, Nako Spirut, një karakteristikë për Enver Hoxhën. Nuk dihet origjina e saktë e shkrimit dhe marrjes së saj, por asnjëherë nuk ka pasur dyshim për origjinalitetin dhe përmbajtjen e saj. Gjithnjë kjo letër e botuar në vitin 1948 në librin e Vladimir Dedijerit “Gjaku i tradhtuar” ngacmonte emocionalisht Enver Hoxhën drejt një humnere të panjohur në kishte apo je letra të tjera për të. 

Letra e shkruar nga Nako Spiru në nëntor 1944

Ndjek Tashkon me dy mbyllur. Me ardhjen e Miladinit e Dushanit me formimin e partisë, u bë anëtar i Komitetit Qendror të përkohshëm dhe ndjek me sy mbyllur Miladinin, i cili, pak nga pak, përqendroi përgjegjësitë në duart e tij. Në konferencën e partisë (mars 1943-shënim), u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror (të Byrosë). U shqua si njeri që shkëlqeu në luftën kundër fraksionistëve. Kjo është pjesa gratis. Më tepër ka gërthitur në këtë fushë se ka punuar. S’ka bërë asgjë nga vetja. Zbatues pa perspektivë i Miladinit. Inteligjencë (zgjuarsi) mediokër. Në shkollë, jashtë shtetit dhe si profesor, gjithashtu mediokër. Gjatë gjithë kësaj kohe (para krijimit të partisë), jetë jo shumë të rregullt. Në parti sektar. Tani do t’i bëjnë lajka. Krijoi klikë rreth vetes. Do të jetë i parë në çdo gjë dhe t’i marrë të gjithë me shkelma. Të tjerët do t’i shohë fare të vegjël. Bën çmos të krijojë kompleks inferioriteti. Asnjë cilësi prej udhëheqësi. Dhe frenon çdo iniciativë. Rrjedh nga një familje pronarësh të vegjël. Në kohët e fundit në kushte jo të mira ekonomike. Në popull nuk është njohur dhe atje, ku është i njohur, nuk gëzon reputacion. Partia po e popullarizon me të gjitha forcat. Vetëm kështu ka filluar të bëhet i njohur. Por populli nuk është shumë i bindur për aftësitë e tij.

Modifikuar më Diel, 16 February 2020 17:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...