1967/E.Hoxha: Jugosllavia duhet të ekzistojë, të mbrohemi nga shovinizmi kosovar

Hënë, 17 February 2020 12:52

Në dy momente çështja e Kosovës është dëmtuar rëndë, pikërisht atëherë kur është futur në kanale marksiste-leniniste dhe nuk ka qenë në koordinim me politikën amerikane. Gabimi i parë ishin vitet 1919-1931 kur Komiteti i Kosovës i Kosovës u keqpërdor për interesa të politikës sovjetike (gabim që u ndreq në vitin 1931 me ndërhyrjen e Mbretit Zog), si dhe së dyti te besimi se regjimi antikombëtar i Enver Hoxhës, mund të bënte për çështjen e Kosovës. Komunizmi është varrosës i çështjes kombëtare shqiptare. Në vitet e fundit të jetës së tij, E.Hoxha bëri ndonjë deklaratë të “egër”, e cila ngeli në kuadrin e propagandës. Po të vësh re gjithë aktivitetin e tij, në mbledhjet e Byrosë Politike, Sekretariatit, të porosive dhe urdhrave që jepte, qëndrimi i tij ka qenë qartazi antikosovar. Kosovarët e dënuar nga regjimi i E.Hoxhës për nga vuajtja as llogariten me ato që vuajtën në regjimin e Titos. Në Jugosllavinë e Titos nuk do të gjesh asnjë shqiptar që ka vuajtur mbi 30 vjet në burgjet e atij shteti. Po ashtu, Jugosllavia ktheu mjaft të arratisur shqiptare, sepse ishte në marrëveshje me regjimin e Enver Hoxhës. Në ditën e festës së Republikës së Kosovës, dëshiroj të ndalem në një aspekt të politikës së Enver Hoxhës për Kosovën, pjesë e një studimi që ka përshirë gjithë hapësirën kur ai ishte në pushtet. Sjell sot një pjesë nga ditari i E.Hoxhës i vitit 1966, jo fort i njohur, në të cilën flet edhe për mbrojtjen e Federatës Jugosllave dhe shprehet kundër Republikës së Kosovës. Gjuha është e rëndë, madje përdoren fjalë të tilla si “shovinizmi shqiptar”. Këtu mund të shihet qëndrimi i vërtetë i Enver Hoxhës, sepse ky lloj ditari nuk ishte publik.

***

1 gusht 1966

Popujt dhe marksistë-leninistët revolucionarë jugosllavë duhet të luftojnë

Revolucionarët marksistë-leninistë jugosllavë kurrë nuk duhet ta braktisin, qoftë edhe një grimë idenë e Federatës dhe të unitetit të popujve të Jugosllavisë. Ata duhet ta mbrojnë Federatën (me kuptim dhe me organizim të drejtë marksist-leninist) dhe lufta e tyre duhet të bazohet në idenë e unitetit dhe të Federatës. Këtë ide të madhe dhe progresive popullore, borgjezia kapitaliste serbokroate, e vjetër dhe e re, e ka shfrytëzuar dhe e shfrytëzon për qëllimet e saj shoviniste. Kush nuk e përfill këtë ide, ka popullin kundra. Revizionistët jugosllavë do të vazhdojnë të luftojnë nën maskën e ruajtjes së Federatës. Edhe në rast se klikat kapitaliste rivale gjakosen me njëra-tjetrën, ato veç e veç do të ngrenë kurdoherë flamurin e Federatës dhe “unitetin” kapitalist borgjez të popujve të Jugosllavisë. Marksistët revolucionarë, nga ana e tyre, duke mos e konfonduar kurrë kauzën e drejtë marksiste-leniniste të Federatës dhe të unitetit në luftë të popujve të Jugosllavisë me atë të titistëve duhet të demaskojnë qëllimet dhe synimet e reaksionit të ri serbokroat në lidhje me Federatën Jugosllave.

Dëgjojmë të flitet për një republikë të Kosovës. Kosovarët patriotë e revolucionarë, në këto momente duhet të tregohen shumë të kujdesshëm ndaj revizionistëve titistë, të cilët mund të luajnë edhe kartën e krijimit gjoja të një “republike shqiptare kosovare” në vend të “krahinës autonome”, për të gënjyer shovinizmin kosovar, për të shtypur më mirë luftën çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës dhe për të luftuar Republikën Popullore të Shqipërisë. Kjo e ashtuquajtur republika e jashtme shqiptare e kurdisur nga titistët mund të bëhet qendra e reaksionit kosovar dhe e të arratisurve fashistë e kriminelë lufte shqiptarë që gjenden në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kurth nuk duhet të bien shqiptarët e Kosovës. Ata duhet ta luftojnë këtë manovër të ndyrë të titistëve, të cilët ka mundësi ta luajnë këtë letër.

(Marrë nga Enver Hoxha, “Ditar për çështjet ndërkombëtare, 1966-1967”, nr.4, Tiranë 1982, ekstrakt nga faqet 136-148).

1 koment

  • Përgjigju JanBrura

    Propecia Dermatitis Cialis Apotheke Kamagra where to buy cialis online safely Viapro Without Prescription

    E Enjte, 19 Mars 2020 17:06 komentuar nga JanBrura

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shkon në 68 numri i viktimave në Greqi, Zv.ministri i Shëndetësisë: Përhapja e COVID-19 është aq e madhe sa asnjë sistem shëndetësor nuk mund ta përballojë

Politikë

Shkon në 68 numri i viktimave në Greqi, Zv.ministri i Shëndetësisë: Përhapja e COVID-19 është aq e madhe sa asnjë sistem shëndetësor nuk mund ta përballojë

Ekspertët thonë se Greqia është optimiste sa i përket evolucionit të koronavirusit, por theksojnë gjithashtu se se: “nuk duhet të jemi të vetëkënaqur, sepse atëherë virusi do të na shkatërrojë”. Mediat greke...

Veseli: Qeveria në ikje të riatdhesojë shtetasit e Kosovës

Bota Shqiptare

Veseli: Qeveria në ikje të riatdhesojë shtetasit e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë thirrje qeverisë në detyrë që Kosovës, që sa më parë t`iu gjendet në ndihmë e të marrë masa për...

Pretendoi se ishte minoritar, por pala greke nuk e lejoi të kalonte kufirin

Aktualitet

Pretendoi se ishte minoritar, por pala greke nuk e lejoi të kalonte kufirin

Një banor i Sarandës, ka ndjerë shqetësime dhe pa u drejtuar fare në spitalin e Sarandës për të parë gjendjen e tij tentoi të ikte në Greqi, sipas tij për...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!