Nexhmije Hoxha, e nisi si zogiste, u vesh fashiste, përfundoi komuniste

E mërkurë, 26 February 2020 17:36
Dokumenti i Partisë Fashiste në vitin 1940. Po ashtu foto e vitit 1936 duke nderuar si zogiste dhe e vitit 1940 gjatë një vizite në Itali si fashiste Dokumenti i Partisë Fashiste në vitin 1940. Po ashtu foto e vitit 1936 duke nderuar si zogiste dhe e vitit 1940 gjatë një vizite në Itali si fashiste

Nga Kastriot Dervishi

Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e diktatorit më të egër që ka parë toka shqiptare, atij që i solli dëme të pallogaritshme vendit, dëme që as pushtuesit nuk ia shkaktuan, vdiq sot me të vërtetë. Njeriu që ishte përgjegjës po aq sa bashkëshorti i saj, nuk do të vazhdojë më të bëjë propagandën e idealit kriminal. Nga ajo dhe bashkëshorti i saj, mijëra familje mbetën pa të afërt, ndërsa vendi u zhyt në varfëri e krim. Ajo e nisi jetën duke nderuar si zogiste. Si karrieriste që ishte u vesh edhe fashiste. E vazhdoi e përfundoi si komuniste. Ishte shefja e propagandës komuniste dhe mbështetësja dhe frymëzuesja më e ngushtë e Enver Hoxhës në krimet e tij. Jeta e saj mbeti duke e lënë një 99-çe.

 

Skeda politike e Nexhmije Hoxhës (1921-2020)

-Anëtare e Partisë Fashiste, 1940-1941

-Anëtare e Partisë Komuniste, 1941-1948

-Anëtare e Partisë së Punës, 1948-1991

-Drejtore e Drejtorisë së Agjitacionit e Propagandës në Komitetin Qendror, 1950-1958

-Drejtore e Drejtorisë së Arsim-Kulturës në Komitetin Qendror, 1958-1966

-Drejtore Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste në Komitetin Qendror, 1966-1991

-Deputete e Kuvendit Popullor, 1948-1991

-Anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së, 1948-1991

-Anëtare e Presidiumit të Kuvendit Popullor, 1950-1954

-Kryetare e Frontit Demokratik, 1986-1990

-E burgosur për abuzime financiare, 1991-1997

Modifikuar më Premte, 28 February 2020 18:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...