“Të porsalindur të sëmurë, nënat adoleshente, gra të plakura të dobëta”, kur shkrimtarja zvicerane dëshmonte për krimet serbe në Shqipëri (1921)

Saturday, 29 February 2020 09:10

“La Jeune République” ka botuar, të dielën e 25 shtatorit 1921, në faqen n°3, rrëfimin e shkrimtares zvicerane mbi krimet serbe ndaj shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar 

Në grupin e kombësive të Lindjes, ekziston një vend i vogël, i cili, i rrethuar nga fqinjë të fuqishëm, kërcënohet se do të humbasë pavarësinë e tij : është ish-çifligu i Princ Vidit : Shqipëria.

Kufijtë e saj, si dhe statusi i saj ndërkombëtar, sidoqoftë, ishin përcaktuar në një mënyrë të saktë nga marrëveshjet e 1913 dhe 1914, por, gjatë luftës, Shqipëria ishte neutral (asnjëanëse). A po e paguan tani çmimin për asnjanësinë e saj ?

Edhe mund ta besojmë këtë ! Është e vërtetë që vendndodhja e saj strategjike në Adriatik, izolimi i saj, dobësia e saj dhe veçanërisht afërsia e mbretërive të fuqishme serbo-kroate dhe greke ka të ngjarë ta tërheqin atë në telashe dhe armiqësi.

Në mungesë të arsyeve juridike, ato zbuluan arsye strategjike për pushtimin e territorit të saj. Serbët veçanërisht, në veri të Shqipërisë, u dalluan për mizoritë më të këqija. Rrethina të tëra, siç është Kosova, u dogjën, popullata u masakrua dhe pronat u plaçkitën.

Me ndihmën e trupave të rregullta dhe organizatës së njohur si : Tserna Ruka (dora e zezë), serbët “civilizuan” rrethinat e pushtuara, aq sa, për dy muaj, dikush mund të numëronte deri në dymbëdhjetë mijë shqiptarë viktima të aksioneve të tepruara.

Dëshmia e një personi neutral (sepse akoma ka të tillë !) është e dobishme këtu. Ja çfarë shkruante zonja Noëlle Roger, kur u kthye nga Durrësi, në Journal de Genève më 21 shtator :

“Ne kemi marrë pjesë në shpërndarjen e supës që Kryqi i Kuq amerikan i dhuron çdo mbrëmje grave dhe fëmijëve të refugjatëve të dëbuar nga fshatrat e tyre të rrënuara, të cilët kanë shpëtuar nga masakrat e numërta që ende vazhdojnë në territoret e pushtuara nga Serbët në Shqipërinë e lirë.

Të porsalindur të sëmurë, nënat adoleshente që kujdesen për foshnjat e tyre të drobitura, fytyrat e rraskapitura të sëmurëve, gra të plakura të dobëta, dhe ky trishtim që dallohej në pamjet e zymta, këto sy të uritur të fëmijëve që ndjekin tasat dhe i përpijnë ata paraprakisht, të gjithë këta rreckamanë që dikur ishin fshatarë të pasur, që jetonin kryesisht falë punës së tyre – çfarë vizioni mjerimi dhe dëshpërimi e pamundur të bëheshin më pak të dhimbshëm sesa kujtimet tona më të dhimbshme të luftës… Dhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë, hasim të njëjtin ankth.

Shqipëria neutrale, e cila kërkon vetëm paqen, tani është e kërcënuar nga copëtimi që do ta shpjerë në dënimin me vdekje. Edhe më i thjeshti nga fshatarët e di këtë gjë. Dhe ky popull i vogël malsor, i dhënë me zell për tokën dhe pavarësinë e tij, është i gatshëm të vdesë, nëse Evropa, indiferente dhe injorante, do të luajë më këtë padrejtësi mizore…”

Shqiptarët ende dhe fatkeqësisht nuk kanë sosur në fund të vuajtjes së tyre. Sot, mësojmë se u është dërguar një ultimatum nga serbo-kroatët për evakuimin e gjashtë zonave strategjike në kufi. Ultimatumi nuk është ekzekutuar nga shqiptarët, kështu shpërthimi i armiqësive është i pashmangshëm …

Çfarë po mendojnë të bëjnë shqiptarët ? Kundër një ushtrie prej 200,000 burrash, ata nuk duhet të mendojnë për rezistencë me armë. Ata mundën t’i bënin vetëm një kërkesë të re Lidhjes së Kombeve duke i kërkuar asaj që t’i mbronte ata.

Por a nuk duhet patur frikë se kjo e fundit do të heqë dorë nga ky nder, si në korrikun e kaluar, sepse çështja shqiptare është dorëzuar tashmë në Këshillin Suprem (e Lartë), dhe Lidhja e Kombeve ka qenë gjithmonë e kujdesshme që të mos ndërhyjë në punët e aleatëve të fuqishëm.

Meqenëse Lidhja e Kombeve është e pafuqishme, a nuk munden Franca dhe aleatët e saj t’u kujtojnë serbo-kroatëve që të jenë më të moderuar dhe të respektojnë traktatet ?

A nuk rrezikon heshtja e Francës të forcojë tezën e atyre që sigurojnë se marrëveshje të fshehta ishin lidhur, gjatë luftës, midis aleatëve, në dëm të popujve të pambrojtur, dhe që e akuzojnë atë se po favorizon imperializmin e aleatëve të saj të rinj ? Louis Rochard/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...