Ziqiri Mero të tregojë ku janë eshtrat e 14 martirëve të ekzekutuar

Diel, 01 Mars 2020 17:56
Faksimile nga proceset e dënimeve me vdekje Faksimile nga proceset e dënimeve me vdekje

Nga Kastriot Dervishi

Ziqiri Mero, anëtari më i vjetër i partisë i partisë më të vjetër, pasnesër mbush plot 100 vjeç. Është krenar se i ka shërbyer regjimit komunist dhe adhuron gjithë kriminelët e atij regjimi. Urren edhe fëmijët, gratë e pleqtë që vuajtën në kampin e Tepelenës sepse sipas tij ata ishin “kolaboracionistë”. Qan për çdo gjë që ka gatuar diktatura komuniste. Nuk ndjen asnjë lloj pendese sepse ashtu është gatuar. Duke pasur të pandryshuar urrejtjen klasore, parimet e luftës së klasave, shoku Ziqiri është kurdoherë vigjilent ndaj “armiqve të brendshëm” si dhe punëtor i palodhur për unitetin e partisë dhe hallet e proletariatit.

8 të pushkatuar

Ziqiri Mero ka qenë anëtar i Këshillit Gjyqësor Ushtarak të Divizionit të 3-të të Korparmatës së 2-të, në një proces ku u ekzekutuan plot 8 persona. Prokuror i procesit ka qenë Mit’hat Zaçe.

Ky këshill me vendimin nr.5a, datë 23.5.1945, (ku u gjykuan 20 persona), ndër të cilët u deklaruan fajtorë dhe u ekzekutuan:

-Enver Ibrahim Meko 

-Harun Hysen Rokaj 

-Nexhip Iljaz Canka 

-Hajdar Teki Zako (17 vjeç)

-Surja Xhemal Zoto 

-Mehdi Mehdi Lamçe 

-Sefedin Rushan Fazlliu 

-Estref Muslim Mustafaraj

U la në fuqi me vendimi nr.81, datë 24.5.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Personat në fjalë kishin qenë më parë me forcat e Ballit dhe Legalitetit, por ishin bërë partizanë. Nga shqyrtimi i provave, ndaj tyre nuk rezulton asnjë krim apo vepër penale, por gjithçka është rreth dyshimeve se do formonin “grupe” dhe se nuk kishin “pastruar shpirtin nga e kaluara”.

Procesi tjetër, 6 të pushkatuar

Në procesin tjetër, afër në ditë me tjetrin sepse lidheshin me njëri-tjetrin, kapiten I Ziqiri Mero, si zëvendëskomandant i Brigadës së 1-rë, ka luajtur rolin e hetuesit dhe prokurorit. Bie në sy te ky grup pushkatimi i Farendin Angonin, një person që njihte fare mirë jetën e E.Hoxhës.

Me vendimin nr...(s’ka), datë 4.6.1945 Këshilli Gjyqësor Ushtarak i Divizionit të 3-të të Korparmatës së 2-të, u vendos pushkatimi i këtyre personave:

-Faik Riza Tartari

-Zef Sadri Kabashi

-Gjon Cufi 

-Myrteza Bektash Satka

-Lec Ndreca

-Faredin Myrteza Angoni

U la në fuqi me vendimin nr.108, datë 5.6.1945, të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Nuk po përmend personat e tjerë të dënuar. Të paktën në këtë rast, Ziqiri Mero ka urdhëruar pushkatimin. Ai di vendin ku janë pushkatuar të ndjerët. Ka jetuar gjithë jetën e tij me skenën makrabre të pushkatimit dhe ka adhuruar në kulm diktaturën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...