Hetuesia e Vilson Blloshmit, shembull qëndrese

Diel, 22 Mars 2020 09:59
Refuzime të Vilson Blloshmit në hetuesi Refuzime të Vilson Blloshmit në hetuesi

Nga Kastriot Dervishi

Vilson Blloshmi u arrestua dhe u dërgua në Tiranë. Ndaj tij u zhvillua një hetuesi e egër me tortura të rënda, por nuk mundën ta thyenin. Krahu i majtë gati iu paralizua. Ai i mundi për herë të dytë. Herën e parë i mundi në dështimin kurtheve agjenturialo-operative dhe herën e dytë në dështimin e procesit hetimor-gjyqësor. Duke qenë i dështuar në të dy rastet, por edhe në kërkesën e hershme për ta rekrutuar, regjimi zgjodhi rrugën e pabesën të vrasjes. Gjithë hetuesia e Vilson Blloshmit është shembull i gjallë qëndrese. Ajo lidhet së pari me mospranimin e dëshmive të sajuara si dhe me mospranimin e neve të akuzës, të atyre që do përbënin më vonë aktakuzën. I vetëdijshëm për brutalitetin e regjimit, ai ka pranuar të jetë deri në fund i pastër, qoftë edhe me sakrificën e jetës. Sipas një dëshmie të përcjellë në librin e Bedri Blloshmit “Rrëfime nga ferri komunist”, Tiranë 2011, faqe 478, para se të shkojë në ekzekutim Vilsoni ka thënë ndër të tjera: Kur të dalësh nga burgu, të shkosh në familjen time e t’u thuash se nuk i kam turpëruar. Akuzën nuk e pranova se nuk kam bërë asgjë”.

1 koment

  • Përgjigju andon melo

    regjimi sllavo komunist i enver hoxhes qe perfundoi ne nje diktature mikroborgjeze antishqiptare per fat te keq egziston akoma sot ne shqiperi me diktaturen e urise nje grup njerezish ka pervehtesuar pasurine dhe resurset e vendit dhe cfrytezon ne menyre barbare popullin e varfer .per fat te keq ky regjim ka akoma shume njerez qe nga bindja ose nga frika e mbeshtesi kete regjim ne nje kohe qe gjithe ish vendet socialiste me lufte e kthyen socializmin ne me njerezor
    ne nuke e beme kete kthese dhe duhet ta bejme pa tjeter se ndryshe do leme pasardhesit tane ne duart e sklavopronareve ja u kemi borxh.

    Tuesday, 24 Mars 2020 14:57 komentuar nga andon melo

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Biberaj:Sulmi ndaj TV Ora dhe Ora News nga shteti-bandit në grahmat e fundit, goditje ndaj fjalës së lirë

Politikë

Biberaj:Sulmi ndaj TV Ora dhe Ora News nga shteti-bandit në grahmat e fundit, goditje ndaj fjalës së lirë

Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti i PD-së Aleksandër Biberaj tha se sulmi ndaj televizionin Ora News është natyra e një pushteti që është në grahmat e fundit. Për Biberajn...

Gazetari:SPAK heton “Ora News”, por fle gjumë për “Agon Channel”

Politikë

Gazetari:SPAK heton “Ora News”, por fle gjumë për “Agon Channel”

  Beteja e opozitës së bashkuar për shumicën e heshtur!Gazetari Dritan Kaba e ka krahasuar vendimin për sekuestrimin e Ora News të ngjashëm me atë të Agon Channel. Në një reagim në...

Djegia e pyllit të Semanit, Mehmetaj: Institucionet të reagojnë pata se të jetë vonë

Politikë

Djegia e pyllit të Semanit, Mehmetaj: Institucionet të reagojnë pata se të jetë vonë

  Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar për djegien e pyllit të Semanit. Mehmetaj shprehet se institucionet duhet të reagojnë në kohë për gjendjen...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!