Sekretari i parë që vendosi “grupin armiqësor”, një ish bashkëpunëtor Sigurimi

Hënë, 23 Mars 2020 08:30
Sotir Koçollari duke marrë detyrën e presidentit të Bashkimeve Profesionale në vitin 1982 dhe faksimile e biografisë së tij Sotir Koçollari duke marrë detyrën e presidentit të Bashkimeve Profesionale në vitin 1982 dhe faksimile e biografisë së tij

Nga Kastriot Dervishi

Se si do zhvillohej procesi hetimor-gjyqësor ndaj Vilson Blloshmit, Genc Lekës, Bedri Blloshmit, etj, e vendosi Komiteti i Partisë së Rrethit Librazhd në mbledhjen e Sekretariatit të tij më 28.4.1977. Komiteti vendor i PPSH-së, ka dhënë verdiktin e tij në të gjitha ato që do të ngriheshin në pretencën e prokurorisë dhe vendin e gjykatës. Sotir Koçollari ishte sekretar i parë i Komitetit të PPSH-së në Librazhd në vitet 1975-1977. Roli i tij ishte vendimtar në ekzekutimin e poetëve Vilson Blloshmi e Genca Leka. Sotiri vinte nga klasa punëtore. Sipas biografisë që hartonte për të në vitet 1970 dhe 1974 Komiteti Qendror i PPSH-së, shënohej se ishte bërë anëtar i PPSH-së në vitin 1952 dhe po këtë vit, në moshë fare të re ishte rekrutuar bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Më 1951-1959 kishte qenë marangoz. Më 1959-1962 ndoqi shkollën e lartë të partisë, e më pas u emërua instruktor në komitetin e rinisë. Në vitet 1962-1968 punoi instruktor në Komitetin e PPSH-së Gjirokastër. Më 1968-1970 kryetar i Bashkimeve Profesionale të Rrethit dhe më 1970-1975 sekretar i Komitetit të PPSH-së Gjirokastër. Sotiri kishte probleme biografike, të cilat partia ia shënonte në shtojcë në një biografi në vitit 1974. Për këtë arsye, Sotiri ishte i prirë të jepte prova egërsie ndaj armiqve. Ata gjykojnë dhe janë ziliqarë edhe për zgjuarsinë e poetëve. Ish bashkëpunëtori i Sigurimit, i dha një drejtim vendimtar dosjes për të vulosur ekzekutime dhe burgime të gjata. Dhe partia ia shpërbleu, e ngriti më lart.

Pjesë nga procesverbali

Shokët e Gjykatës së Rrethit informuan gojarisht për procesin e “grupit armiqësor të Bërzeshtës”. Merrnin në mbledhje shokët: Sotir Koçollari-sekretar i parë, Alush Çekrezi-sekretar, Faik Hoxha-sekretar, Hekuran Rezhda, Merdar Hasa-sekretar i byrosë së Partisë Degës së Brendshme dhe kryetar i Degës, Hysen Faqolli - kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit, Qani Lavdari - prokuror, Sybi Sulçe - gjyqtar, Nevrije Fistaj - kryetare e Gjykatës së Rrethit.

Shoku Sotir Koçollari: Na informoni mbi çështjen penale të sabotatorëve dhe përvetësuesve të Bërzeshtës.

Sybi Sulçe: Në këtë çështje bëjnë pjesë 8 persona, të cilët i janë dërguar gjykatës për gjykim.

I pandehuri Genci Leka, i biri i Bardho Lekës, në moshën 36 vjeçe, me arsim të mesëm pedagogjik, i akuzuar për krimin e sabotimit në bashkëpunim me atë të agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor, të parashikuar nga nenet 72 e 12 dhe 73/1 i Kodit Penal. Veprimtarinë armiqësore në formën e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor e ka filluar qysh në vitin 1968, ndërsa në formën e sabotimit në ekonomi për dobësimin e pushtetit popullor e ka filluar në qershor të vitit 1973, dhe ka vazhduar deri në momentin që u arrestua më 31.8.1976. Agjitacionin e propagandën e ka filluar në formën e bisedave të ndryshme që ka bërë kundër pushtetit popullor, në krijimet letrare, poezitë me përmbajtje armiqësore, ka mbajtur dhe mjaft libra në shtëpi, të ndaluar...

Shoku Alush Çekrezi: Si do të quhej grupi?

Sybi Sulçe: Nga të dhënat, del se nuk janë të organizuar, sepse disa prej tyre kanë bërë edhe propagandë.

Shoku Sotir Koçollari: Forma e tyre e organizuar del plotësisht, pasi secili prej tyre, në mënyrë të vetëdijshme kanë dashur të rrëzojnë pushtetin popullor dhe të sabotojnë ekonominë e kooperativës bujqësore.

Shoku Sybi Sulçe: Atëherë të 8 të pandehurit do të futen në një nen?

Merdar Hasa: Pse thua që Vilson Blloshmi nuk hyn në këtë grup. Ai hyn, dhe kjo vërtetohet nga thëniet e të tjerëve që ky ka përvetësuar.

Shoku Sotir Koçollari: Kush konsiderohet më kryesori?

Shoku Sybi Sulçe: Genc Leka. Nga të dhënat e dosjes del se Vilson Blloshmi është për agjitacion e propagandë, me sa ka dosja. Prova nuk kemi për përvetësim, nuk ja vërtetojmë dot.

Shoku Sotir Koçollari: Unë kam mendimin se këta janë grup i organizuar, bile edhe në bazë të një platforme në bindjen e tyre. Zbulimi i këtij grupi është meritë e punës së organeve të punëve të brendshme, rritja e vigjilencës së tyre etj. Ky grup ka vepruar në mënyrë të tillë deri tani për mungesë të vigjilencës së kuadrove në kooperativë, në organizatën bazë të Partisë. Këta e kanë bërë këtë për prishjen e pushtetit popullor. Imagjinoni se do të hidhej në erë Ura e Bushtricës ishte një dëshirë e të pandehurit Vilson Blloshmi dhe ky e dëshiron të ketë, dhe nuk e realizoi vetë, por kurdisi këtë plan imagjinar. Kreu i këtij grupi them se janë Genci Leka dhe Vilson Blloshmi, pjellë e armikut të klasës të cilët e kanë kurdisur të gjithë grupin. Këto jo vetëm i kanë mbajtur këto libra, por i kanë lexuar dhe frymëzuar prej tyre. Kanë pasur dhe shkrime të tyre për përmbysjen e pushtetit popullor dhe jo vepra e poezi. Vilsoni është më i zgjuar nga të tjerët dhe aktin nuk e pranon se e di që e pret pushkatimi. Ndërsa për Rexhep Sulën mund të bëhet shkallëzimi; këta pas një burgu, do të kthehen për ndërtimin e socializmit. Ky grup të konsiderohet si grup sabotatorësh. Në krye të grupit Genci e Vilsoni, sepse këta kanë nxitur këta të tjerët, i kanë frymëzuar. Argumente për këtë ka dhe përmbajtja e problemit është e qartë se ky është nxitës, si dhe i sjell dëm diktaturës së proletariatit. Për shkallën e dënimit ju gjykojeni vetë dhe mos u nisni se aprovohet apo jo lart, por nga krimi që kanë kryer secili. Jam dakord që gjyqi të bëhet këtu, të përgatitet mirë, të ngrihet me forcë lufta e klasave, të jetë një pretencë e fortë politike ideologjike dhe e përgatitur mirë. Gjykatat të ruajnë plotësisht ngjyrën e katit e qëllimit që kishin për minimin e pushtetit popullor. Megjithëse do e zhvillojmë këtu, masat e sigurimit nuk duhen nënvleftësuar. Problemi i implikimit të mos dalë kaq apo aq veta. Edhe ata që do demaskohen, duhet kujdes të ngrihen të bëjnë autokritikë dhe të pranojnë gabimin. Në gjyq të vijnë njerëz që i shërbejnë gjyqit dhe jo kush të mundë.

Modifikuar më Hënë, 23 Mars 2020 10:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Kronikë

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Një automjet tip “Benz-Mercedes” është djegur mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Krrabës.   Fatmirësisht, drejtuesi dhe udhëtarët s’kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe ambulanca. Si pasojë është...

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Globi

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Emma Stone pranoi Oscar-in e saj të dytë të dielën në 96-vjetorin e Çmimeve të Akademisë. Performanca e Stone si Bella Baxter në filmin e vlerësuar nga kritikët “Poor Things” i ka...

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Kronikë

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit.  Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre...