Demonstratat antikomuniste të Kavajës të datave 25-26 mars 1990

E Enjte, 26 Mars 2020 15:40

Nga Kastriot Dervishi

Kur kujtojmë ngjarjet e vitit 1990, më të rëndësishmet e tyre mbeten dy ditët e demonstratave antikomuniste në zhvilluara në Kavajë më 25-25 mars 1990. Deri atë çast, Shqipëria nuk kish parë një rebelim të hapur kundër regjimit. Si shkak për demonstrimin u gjet një ndeshje futbolli, në të cilën pritej të kishte grumbullime masive njerëzish. Më 25.3.1990 në Kavajë zhvillohej ndeshja midis “Besës” dhe “Partizanit” (e cila përfundoi 0-0). Skuadra vendase luftonte për mbijetesë e ajo mike për të fituar kampionatin (i cili u fitua nga “Dinamo” me një pikë me shumë se “Partizani”). Mëngjesin e ditës së ndeshjes në qytet u shpërndanë fletushka të shkruara në mënyrë artizanale me germa kapitale, me këtë përmbajtje: “I bëjmë thirrje të gjithë atyre që u ka mbetur në deje gjak burrëror dhe që janë të bindur që e gjithë propaganda komunistë fund e krye është mashtrim, të ngrihen me zërin e përbashkët, menjëherë në ndeshjen e 25 marsit “Besa”-“Partizani”, pa frikë dhe me kurajë e mënyrë paqësore, në minutën e 80 të lojës. Të ngrihen të gjithë përnjëherësh me dy gishtat lart duke thirrur fort papushim: Liri-demokraci. Mjaft kemi ndenjur si plehrat. Le t’i lajmë me gjakun tonë shkallët e stadiumit. Ata që do të bien, brezat do t’i kujtojnë si simbole të lirisë së njeriut”. Të gjithë ishin gati për të protestuar. Organet e punëve të brendshme, të gjetur të papërgatitur morën masat që kishin në dorë. U soll nga Tirana Reparti nr.326, u shtuan njerëzit e Sigurimit në popull si dhe u vendos një kamera për fiksimin e personave që do përfshiheshin në këtë veprimtari. Revolta nisi sipas paralajmërimit.Gjatë ndeshjes, “nga një punonjës policie u fiksua një i ri nga Kavaja” që thërriste “ngrihuni çuna, gati për revolucion” dhe “disa të tjerë të paidentifikuar që thërrisnin ‘Demokraci – Demokraci’”. Personi kryesor ishte Ilir Rrugeja i evidentuar, nxjerrë nga stadiumi nga forcat speciale ish ndaluar. Rexhep Rrugeja dhe Safet Beçerri ishin aktivë gjatë gjithë kohës së revoltës në stadium. Pas mbarimit të ndeshjes, një grup prej 200 personash qëndroi në stadium duke hedhur parulla dhe gurë në drejtim të policisë. Ministria e Punëve të Brendshme evidentoi dy ndalime të datës 25.3.1990:

-Ilir Gani Rrugeja, 23 vjeç, i papunë.

-Safet Xhavit Beçerri, 25 vjeç, punëtor në Uzinën e Gozhdë Bulonave në Kavajë.

Të dy ndaluarit në orën 23.00 të mbrëmjes u dërguan në Degën e Punëve të Brendshme Durrës. Atje u torturuan shumë, aq sa për Ilirin që ishte figura kryesore e 25 marsit doli lajmi se kish vdekur. Në bazë të pamjeve filmike u hartua nga organet e punëve të brendshme, një listë me emrat e 23 personave aktivë të demonstratës në stadium. Në njoftimin kryesor, thuhej se më 26 mars, rreth orës 18.00 ishin thirrur të ndaluar në Rajonin të Punëve të Brendshme të Kavajës dy qytetarë të tjerë. Sipas burimeve arkivore dhe atyre të dyta, këta janë Selaudin Cara dhe Rexhep Gani Rrugeja, të cilët janë liruar pas 3 ditësh. Në solidaritet me të ndaluarit, rreth orës 19.00 të datës 26 mars, një masë e madhe qytetarët kavajas demonstroi para rajonit, duke hedhur gurë e parullat: “lironi shokët tanë”, “liri-demokraci”, “poshtë diktatura”, etj. Më pas ata u larguan drejt qendrës së qytetit ku hodhën parulla të tjera. Pas ngjarjes së datës 26 mars, organet e punëve të brendshme bënë evidentimin e 32 personave të tjerë të implikuar. 12 prej tyre me miratim të sekretarit të parë të Rajonit të PPSH-së Kavajë Agron Tafa (emëruar më 1.2.1990), “u thirrën në bashkëbisedim”. Dy prej tyre u arrestuan. Raporti nuk jep emra cilët janë këta të dy, por duke u mbështetur në dokumente të tjera, rezultojnë (përfshi edhe të tretin):

-Qazim Hamdi Karriqi, 42 vjeç, elektricist në Fabrikën e Qelqit, arrestuar më 28.3.1990.

-Vasil Sotir Durja, 26 vjeç, punëtor në fabrikën e letrës, arrestuar më 28.3.1990.

-Fatmir Petrit Veliu, 30 vjeç, punëtor në fabrikën e qelqit, arrestuar më 10.4.1990.

 

Hetimi dhe dënimi i Ilir Rrugesë

Personi i kryesor i datës 25 mars 1990 ngjarje u dënua dy herë. Fillimisht për demonstrimin në stadium. Me vendimin nr.24, datë 5.4.1990 Gjykata e Rrethit Kavajë, u dënua me 3 muaj heqje të lirisë. U lirua më 26.6.1990. Pjesën e mbetur pas dhënies së vendimin e vuajti në kaushin e Repartit nr.313 Tiranë. Më 4.9.1990 u arrestua përsëri pa shkak themelor, për kundërshtim të njerëzve të regjimit dhe u lirua në mars 1991. Dënimin e vuajti në Repartin nr.312 Tërnovë.

Hetimi ndaj tre të tjerëve

Sipas të dhënave arkivore, për demonstratat e 25-26 marsit 1990 ishin pyetur 103 persona, pjesa më e madhe e të cilëve kishin pranuar pjesëmarrjen. U zhvillua hetimi intensiv ndaj shtetasve Qazim Karriqi, Vasil Durja dhe Fatmir Veliu. Ndaj tyre u zhvilluan përgjigje në biruca dhe u futën spiunë provokues. Fatmir Veliu shprehej se ishte nisur nga dëgjimi i radiove të huaja e veçanërisht i “Zërit të Amerikës”, duke krijuar bindjen se pengesë për zhvillimin e vendit ishte Nexhmije Hoxha. Të tre të arrestuarit qëndruan 2 muaj në hetuesi. Kishte qenë në plan edhe arrestimi i Kristaq Tutulanit dhe Hasan Dajlani, por kjo nuk ndodhu se hetimet u ndaluan. “Për të tre të përmendurit e lartpërmendur, megjithëse ekzistonin materiale me interes dhe po punohej për ta thelluar këtë problem, hetuesia e rrethit e pushoi çështjen duke bërë politikë penale dhe na u tha se për këtë problem është dhënë porosi nga lart”-thuhej në praktikën nr.1702 ku gjendet informacion rreth çështjes në fjalë.

(Ekstrakt nga studimi për ngjarjet e vitit 1990 në Shqipëri)

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mori pjesë në marshim/ Babai i vajzës së dhunuar: Po më bëjnë shantazh, duan të më vrasin. Edi Rama foli vetëm për …

Aktualitet

Mori pjesë në marshim/ Babai i vajzës së dhunuar: Po më bëjnë shantazh, duan të më vrasin. Edi Rama foli vetëm për …

Babai i vajzës së dhunuar seksualisht nga roja i shkollës, Abaz Doku, dhe tre minorenë, ka qenë sot i pranishëm në protestën e organizuar nga shoqëria civile, kundër dhunës ndaj...

Sekuestrohen 450 kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarë

Aktualitet

Sekuestrohen 450 kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar 4 persona mes tyre dy shqiptarë, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, dy shqiptarët e arrestuar janë  Ferdinand Kekaj 35 vjeç dhe Xhuljano...

Qeveria do të marrë 650 milionë euro borxh, Kuvendi miraton eurobondin, Meta dha sot pëlqimin për hyrjen në fuqi të ligjit

Politikë

Qeveria do të marrë 650 milionë euro borxh, Kuvendi miraton eurobondin, Meta dha sot pëlqimin për hyrjen në fuqi të ligjit

Një ditë pasi Presidenti ktheu në Kuvend ligjin për eurobondin maxhoranca ka reflektuar duke bërë amendimet e nevojshme dhe ka miratuar me 85 vota pro në parlament marrjen e këtij...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!